• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska - Gram: Kthim i dialogut politik mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të parandalohet eskalimi i mëtejshëm

Petrovska - Gram: Kthim i dialogut politik mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të parandalohet eskalimi i mëtejshëm

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Incidenti dhe ajo që po ndodhë atje nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe nga informatat me të cilat disponojmë deri më tani dhe të cilat i këmbejmë nuk ndikon në rrezikimin e sigurisë së shtetit tonë. Këtë e garanton edhe fakti se jemi vend anëtar i NATO-s dhe ajo që gjatë periudhës së kaluar in vestuam shumë në mbrojtje. Megjithatë, kuptohet, secili nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka për obligim të kontribuojë për sigurinë tonë nacionale, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska lidhur me sulmin e djeshëm të armatosur në veri të Kosovës dhe si ai do të reflektohet në shtetin tonë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp me ministrin e Mbrojtjes së Norvegjisë, Bjorn Arild Gram, Petrovska tha se situata në Kosovë po ndiqet prej së afërmi, duke pasur parasysh se vendi me trupat e veta merr pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë, dhe se nuk është thjeshtë për cilin do, siç tha, kur "në rajon ka incident, posaçërisht kur është sulmuar policia e një shteti të caktuar".

"Si ministre e Mbrojtjes, absolutisht e dënoj sulmin ndaj policisë së Kosovës, shpreh keqardhje për familjen dhe shpresoj për rikuperim të shpejtë të të plagosurve. Kjo është vetëm edhe një dëshmi se edhe Beogradi edhe Prishtina duhet të punojnë intensivisht në dialogun, përderisa kjo nuk bëhet tepër vonë. Përgjegjësia e secilit prej nesh të cilët kemi pozita politike në momente të caktuara në shtete është të sjellim vendime me të cilat do të sjellim paqe dhe prosperitet për qytetarët, ndërkaq nuk do të krijojmë konflikte dhe ndarje. Prioritet për ne është situata në Kosovë dhe në rajon të jetë stabile me qëllim që proceset të vazhdojnë, posaçërishr proceset integruese, në të gjitha shtetet e rajonit të cilat, deklarativisht do t'i dëgjoni dhe shihni në deklaratat e të gjithë politikanëve. Është koha për sjellje të vendimeve të matura dhe është koha për vendime nga të cilat qytetarët në shtete do të shohon përfitime dhe atë që të gjithë ne e premtojmë në një moment të dhënë", tha Petrovska.

Ajo që nuk duam të ndodhë, shtoi ministrja, janë konfliktet shtesë qoftë në Kosovë apo në rajon të cilat, praktikisht, siç tha, do të krijojnë destabilizim të rajonit.

"Shqetësimi nuk është vetëm nëse Republika e Maqeodnisë është e sigurt, po, ne jemi të sigurt, megjithatë përmes të gjitha atyre pjesëmarrjeve në misione të shumta, posaçërisht në misionet në rajon, edhe në Kosovë, edhe në Bosnjë e Hercegovinë, Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të jetë edhe kontribuuese edhe të kontribuojë drejt sigurisë dhe stabilitetit rajonal", shtoi Petrovska.

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram shprehi shqetësim dhe e dënoi sulmin ndaj policisë së Kosovës duke cekur se "sulme të këtilla janë të papranueshme".

Si edhe Petrovska, edhe ai porositi se "të dyja palët duhet ta përmbushin rolin e tyre, sërish t'i kthehen dialogut".

"Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Norvegjia e dënon sulmin ndaj policëve të Kosovës dje dhe do të doja të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që u vranë. Ky incident tragjik e ilustron rëndësinë për ulje të tensioneve në veri të Kosovës dhe dialogu politik sërish duhet të kthehet, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i mëtutjeshëm", tha ministri nirvegjez i Mbrojtjes.

Në pyetjen nëse situata në Kosovë mund të krahasohet me atë në Ukrainë, u përjgigj se nuk e din nëse është produktive të krahasohen konflikte të ndryshme.

"Secila situatë ka dinamikën e vet dhe secila situatë është individuale dhe me të duhet të përballemi në mënyrë adekuate", tha Gram. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR