• e shtunë, 23 nëntor 2024

Petrovska: Gjykata ka marrë vendim se Kovaçki padrejtësisht më ka shpifur, kam hequr dorë nga kompensimi monetar

Petrovska: Gjykata ka marrë vendim se Kovaçki padrejtësisht më ka shpifur, kam hequr dorë nga kompensimi monetar

 Shkup, 29 mars 2024 (MIA)  -  Siç premtova transparencë nga fillimi deri në fund të procesit kundër gënjeshtrave, shpifjeve dhe fyerjeve të paraqitura nga ana e Dragan Kovaçkit ndaj meje, dua t'ju njoftoj se Gjykata Themelore Civile në Shkup pas të gjitha dëshmive  të paraqitura nga ana ime mori vendim me të cilin vërtetohet se i padituri Dragan Kovaçki ka thënë të pavërteta dhe gënjeshtra, gjegjësisht ka shpifur për mua në opinion me qëlli që të ma dëmtojë reputacionin dhe nderin në sytë e publikut. Këtë e publikoi para pak kohe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në profilin e saj në Fejsbuk.

 "Ky është vetëm një nga një sërë shembujt e sjelljeve të papërgjegjshme, të pandershme dhe të pista në skenën politike nga ana e Kovaçki. Siç thashë në fillim në media: "Para nga një njeri i pandershëm nuk dua" dhe po ju njoftoj se kam hequr dorë nga kompensimi monetar", ka shkruar Petrovska.

Në FB, ministrja e Mbrojtjes ka shkruar se secili bën atë që di më mirë, "ata me gënjeshtra, unë me mund dhe punë të përgjegjshme e të ndershme". 

 Foto: Fesjbuku i Sllavjanka Petroska

 

QËNDRONI TË LIDHUR