• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Petrovska: Furnizimi i automjeteve nga SHBA-ja zhvillohet sipas planit

Petrovska: Furnizimi i automjeteve nga SHBA-ja zhvillohet sipas planit

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Furnizimi i automjeteve nga SHBA-ja për Armatën zbatohet sipas planit dinamik, kanë mbëritur në portet në Selanik dhe do të dërgohen në kazermën në Shtip, informoi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas përfundimit të brifingut me rastin e fillimit të aktiviteteve për stërvitjen shumëkombëshe "Përgjigje e shpejtë 23".

"Furnizimi i automjeteve nga SHBA po ecën sipas planit, ka pasur një vonesë të lehtë në dorëzim, por tashmë kanë mbërritur, 26 automjete ndodhen në portin e Selanikut dhe në ditët në vijim duhet të fillojë dërgesa në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ato do të dërgohen në kazermën e Shtipit ku ndodhet Batalioni, me të cilin praktikisht do të pajisen dhe sigurisht që do të pasojë një dërgesë tjetër gjatë vitit. Është shumëvjeçare, siç është paraparë me planin dinamik dhe do të realizohet për disa vite rresht", tha ministrja Petrovska.

Ajo paralajmëroi se sapo të mbërrijnë, gjatë qershorit të këtij viti, publiku, mediat do të kenë mundësi t'i shohin, duke shtuar se janë të njëjta si ato paraprake të mara vitin e kaluar. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR