• e shtunë, 23 nëntor 2024

Petrovska do të flasë me zë për problemet në LSDM, Filipçe i gatshëm të durojë kritika dhe të formojë një platformë të gjerë

Petrovska do të flasë me zë për problemet në LSDM, Filipçe i gatshëm të durojë kritika dhe të formojë një platformë të gjerë

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Nuk do të pranoj asnjë pozitë në LSDM, por as askush nuk do të më mbyllë gojën, tha në një intervistë për TV 24 deputetja Sllavjanka Petrovska dhe theksoi se për problemet në LSDM gjithmonë do të flasë me zë të lartë. Lidhur me akuzat se procesi zgjedhor në parti ka qenë jolegjitim, kryetari i ri i LSDM-së, Venko Filipçe, konsideron se është fyerje për anëtarët që dikush mendon se mund të ndikojë në mënyrën se si do të votojnë. Filipçe në Top Tema të mbrëmshme në televizionin Telma, akuzat e tilla i quajti jo korrekte dhe nënvlerësuese për anëtarët e LSDM-së.

"Nuk do të pranoj asnjë pozicion. Nuk do të jem arsye për mossukseset e LSDM-së, por me çdo akuzë dikush u përpoq të më mbyllte gojën dhe në llogari të kësaj të vazhdojnë disa lojëra të brendshme, që e dëmtojnë LSDM-në dhe të cilat vitin e ardhshëm do të bëjnë një rezultat më të keq, atëherë nuk do të ketë çmim që mund të më heshtë, pra edhe nëse është kritikë, madje edhe nëse kërkohet dorëheqje nga unë si deputete. Unë nuk e kam problem të mbaj përgjegjësi, por nëse unë duhet të hesht vetëm sepse flas publikisht për çështje që mendoj se nuk duhet të ndodhin në LSDM, atëherë konfirmohet teza ime për një parti të robëruar", tha Petrovska.

Ajo i sqaroi arsyet dhe motivet për tërheqjen e saj nga zgjedhjet për kryetar të LSDM-së.

"Javën e fundit të fushatës ndodhën gjëra dhe nga anëtarët vinin informacione në të gjithë vendin se i gjithë procesi, për të cilin të gjithë e mbrojtëm të ishte i drejtë dhe demokratik, u paraqitën disa anomali që do të hedhin njollë në zgjedhje. Gjithashtu, numri i vogël i votuesve të regjistruar në mënyrë aktive tregon se LSDM-ja është në një situatë shtesë të komplikuar dhe të vështirë", sqaroi ndër të tjera Petrovska.

Sipas saj, në lista janë përfshirë edhe anëtarë të partive tjera politike si "ZNAM" dhe "VMRO-DPMNE", pra, siç thotë ajo, anëtarë që kanë punuar për ato parti në zgjedhjet e fundit të vitit 2024.

Lidhur me zhvillimet në parti, Filipçe theksoi se është i gatshëm të pësojë kritika, nën ndikim të kritikave dhe mendimeve tjera, thotë ai, për të bërë një platformë të gjerë.

Ai bëri të ditur se do të formohet trupi punues për ta menaxhuar partinë deri në Kongresin e ardhshëm të LSDM-së në tetor, kur do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të partisë dhe do të zbatohen ndryshimet statutore. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR