• e shtunë, 23 nëntor 2024

Petrovska: Dhuna nuk çon askund, besoj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë

Petrovska: Dhuna nuk çon askund, besoj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska beson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë dhe se do të gjendet zgjidhja më e pranueshme.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për ngjarjet në veri të Kosovës, Petrovska theksoi se duhet të gjendet zgjidhje e cila nuk do t'i bëjë dëm asnjërës palë dhe i përsëriti angazhimet tona për paqe, stabilitet dhe siguri në rajon.

"Vendimin e autoriteteve të Kosovës do ta vlerësoj si të gabuar. Në kushtet kur të gjithë po angazhohemi që çështjet e Pandorës të zgjidhen me dialog, përdorimi i dhunës nuk na çon askund. Besoj se do të gjendet mënyra për të ndryshuar atë vendim dhe se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes më të pranueshme që absolutisht nuk do të dëmtojë asnjërën nga palët. Republika e Maqedonisë së Veriut është përkrahëse e fuqishme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon", tha Petrovska. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR