• e shtunë, 23 nëntor 2024

Petrovska dhe gjenerali Gjurçinovski në një takim joformal para Vitit të Ri me familjet e paqeruajtësve

Petrovska dhe gjenerali Gjurçinovski në një takim joformal para Vitit të Ri me familjet e paqeruajtësve

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Të gjitha detyrat kryhen në mënyrën më profesionale dhe motivimi dhe përkushtimi janë në nivelin më të lartë, thanë pjesëtarët e Armatës në misionet paqeruajtëse në takimin joformal para Vitit të Ri me familjet e paqeruajtësve të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, në Shtëpinë e Armatës.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në shoqërimin joformal me fëmijët e paqesorëve përmes video konferencës u përfshinë edhe pjesëtarët e armatës të dërguar në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani, misionin e  Aleancës në Kosovë, KFOR, operacioni i BE-së, ALTEA dhe misioni i KB-së në Liban, UNIFIL.

Ministrja Petrovska dhe gjenerali Gjurçinovski uruan familjet e paqeruajtësve të Maqedonisë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e tyre për më të afërmit të cilët japin kontributin e tyre ndaj sigurisë kolektive dhe rajonale.

Pjesëtarëve të  Armatës në këto misione u dëshiruan mision të suksesshëm dhe kthim të sigurt në shtëpi te të afërmit e tyre dhe në Armatë.

Fëmijët e paqeruajtësve morën pako për Vitin e Ri nga Babadimri, ndërsa gëzim, siç thuhet nga Ministria, sollën edhe animatorët në personazhet e filmave vizatimorë më të famshëm për fëmijë. sa/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR