• e premte, 27 dhjetor 2024

Petrovska dhe Ageler vizituan pjesëmarrësit e stërvitjes multilaterale në kazermën "Ilinden"

Petrovska dhe Ageler vizituan pjesëmarrësit e stërvitjes multilaterale në kazermën

Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler në kazermën "Ilinden" në Shkup i kanë vizituar përfaqësuesit e forcave speciale të Armatës së Maqedonisë, Forcat e Armatosura të SHBA-së dhe Armatën e Shqipërisë, të cilët së bashku zhvillojnë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska para njësive speciale tha se kjo stërvitje e përbashkët tregon edhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet aleatëve të NATO-s.

"Më vjen mirë që po stërviteni të gjithë së bashku, po përmirësoni aftësitë tuaja dhe në këtë mënyrë po zhvilloni aftësitë, me të cilat jeni gjithmonë të gatshëm të reagoni nëse nevojitet. Vazhdoni të punoni së bashku, sepse në këtë mënyrë jemi shumë më të fortë dhe kjo është diçka në të cilën të gjithë mbështetemi", thuhet në deklaratën me shkrim të Petrovskës.

Ambasadorja e SHBA-së i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në stërvitje për përkushtimin e tyre dhe u shpreh se duke pasur parasysh rreziqet me të cilat përballet bota, gatishmëria individuale dhe kolektive është më e rëndësishme se kurrë më parë. Ajo theksoi se ndihet krenare për bashkëpunimin e përbashkët dhe falënderoi nikoqirin e stërvitjes.

"Stërvitja e përbashkët realizohet në kazermën 'Ilinden' nga ana e formacioneve e përbashkëta të forcave speciale nga Maqedonia e Veriut, SHBA-ja dhe Shqipëria, sipas një skenari të përcaktuar më parë. Stërvitja e përbashkët rrit aftësinë operative dhe gatishmërinë e forcave speciale. Stërvitja ka filluar më 21 gusht të këtij viti, ndërsa do të mbarojë më 1 shtator. Me pjesëmarrjen dhe stërvitjen e formacioneve të përbashkëta, po bëhet përparim në aftësitë mbrojtëse", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes. qa/bsh/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR