• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska - Besht: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE më shpejt

Petrovska - Besht: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE më shpejt

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot realizoi takim me Ministrin e tregtisë së jashtme, atraktivitetit dhe diasporës franceze pranë Minsitrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës franceze, Olivie Besht, i cili këto ditë është për vizitë në rajon.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim është biseduar për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë mbrojtëse në vend me investime franceze në kapacitetet.

"Franca është një nga partnerët tanë më të mëdhenj në Bashkimin Evropian dhe shtet me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes, dëshmia më e mirë për të cilën është edhe blerja e sistemit francez të mbrojtjes kundërajrore", theksoi ministrja Petrovska.

Lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, gjatë takimit nga ana e ministrit Besht është theksuar se Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejtë të jetë e mundur, duke rikonfirmuar kështu mbështetjen e fuqishme franceze për integrimin evropian të vendit, proces për të cilin ministrja Petrovska theksoi se përfaqëson një interes strategjik për vendin. ls/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR