• e mërkurë, 17 korrik 2024

Petrovska: Aplikoni në konkursin për bursa për studentë për nevojat e armatës

Petrovska: Aplikoni në konkursin për bursa për studentë për nevojat e armatës

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA)- Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në video mesazhin për studentët tha se ata janë e ardhmja e vendit dhe se duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të paraqiten në Konkursin për bursa për studentë për nevojat e Armatës.

"E ardhmja është tek të rinjtë!- nuk është vetëm mendim që duhet të mbetet i shkruar. Është ideal që e realizojmë. Kujdesemi për të rinjtë të cilët na duhen që të mundemi edhe në të ardhmen ta garantojmë mbrojtjen e shtetit tonë. Me kohë planifikojmë dhe krijojmë mekanizma për mbështetjen e të rinjve", tha Petrovska.

Me Konkursin e shpallur më 3 nëntor, Ministria ofroi mundësi për bursa të studentëve të cilët arsimohen në fusha të cilat janë kritike për Armatën, me mjete në lartësi 30 deri në 80 për qind të pagës mesatare në vend në varësi të vitit studimor dhe pas përfundimit të shkollimit ata do të jenë me punë të rregullt në ministri.

"Të vetëdijshëm se përkrahja gjatë studimeve është më e rëndësishmja, ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Maqedonisë kanë hapur dyert për ju. Ju ftoj të paraqiteni në konkursin", tha ministrja në video porosi. ss/

Foto/ Video: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR