• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petliçkovski: Propozuam të shpallet epidemi e kollës së mirë në territorin e Shkupit

Petliçkovski: Propozuam të shpallet epidemi e kollës së mirë në territorin e Shkupit

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Duke pasur parasysh numrat e fundit, 18 raste të konfirmuara me kollën e mirë dhe duke pasur parsysh se në ditët e kaluara ky numër po rritet, posaçërisht në territorin e Qytetit të Shkupit ku janë konfirmuar 14 raste, vendosëm të propozojmë të rekomandojmë shpallje të epidemisë për Qytetin e Shkupit, deklaroi sot në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski.

"Kjo tingëllon pak frikshëm, por realisht duhet të na e lehtësojë në përballjen me rrezikun që vjen me sëmundjen e kollës së mirë. Në atë drejtim, për momentin po e përgatisim, përkatësisht presim të dalë udhëzimi i përgatitur për veprim në kushte të epidemisë nga ana e Institutit për shëndet publik dhe aktivitetet kyçe duhet të kahëzohen në plotësimin e vaksinave të dështuara", tha ai.

Theksoi se është i pakënaqshëm niveli i përfshirjes së vaksinimit për pertusis.

"Do të thotë, këtu duhet të fokusohemi, të përmirësojmë atë që ka dështuar gjatë periudhës së kaluar. Prandaj do t'i thërrasim të gjithë të cilët e kanë munguar në vaksinimin e paraparë me kalendarin e rregullt. Do të propozojmë të organizohet puna e pikave vaksinuese në dy ndërrime dhe plotësisht të shtunën të pranohen fëmijë për vaksinim", tha ai.

Theksoi se rekomandojnë ndalesë për pranim të fëmijëve të pavaksinuar për pertusis në kopshte dhe pret këto masa ta nxisin interesin për vaksinim, sepse fokusi është në mbrojtjen e më të vegjëlve, sepse, tha, kjo sëmundje mund të jetë dhe praktikishtë është e rëndë, sëmundja më e rëndë për më të vegjlit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR