• e premte, 27 dhjetor 2024

Petkovi nga Manastiri: Komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut është urë mes dy vendeve

Petkovi nga Manastiri: Komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut është urë mes dy vendeve
Manastir, 16 prill 2022 (MIA)- Komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut është urë mes dy vendeve, deklaroi sot në Manastir kryeministri bullgar Kiril Petkov i cili ka marrë pjesë në hapjen e klubit që do të funksionojë në përbërje të Qendrës kulturore “Ivan Mihajlov”. “Jemi këtu që të tregojmë se kjo çështje nuk është ndërpartiake, por nacionale. Duhet të bashkohemi, por jo vetëm në Bullgari, por bashkë me bullgarët në Maqedoninë e Veriut. Ata në fakt janë ura mes dy vendeve dhe ne atë urë duhet ta shfrytëzojmë që të mbrojmë të drejtat e tyre, kjo aspak nuk është kontestuese. Njëherësh, patjetër ta kemi të qartë se edhe për pakicën bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe për interesin bullgar është me rëndësi që Maqedonia e Veriut një ditë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Petkovi në pyetjen e gazetarëve në hapjen e klubit. Petkovi i cili ka qenë i shoqëruar nga nënkryetarja Ilijana Jotova dhe shefja e diplomacisë Teodora Gençovska i pyetur nëse ekziston dokument që është dorëzuar nga pala vendase, thotë se bëhen përpjekje të arrihet pozicion i përbashkët edhe në Bullgari dhe Maqedoninë të Veriut. “Për momentin përpiqemi të arrijmë një pozicion të përbashkët, jo vetëm në Bullgari, por bashkë me Maqedoninë e Veriut që ajo pozitë e përgjithshme të jetë e qartë. Ne kemi harmonizuar kornizat që kemi, kemi edhe marrëveshje koalicioni dhe kornizë negociuese dhe këtë duhet ta respektojmë. Njëkohësisht ajo që na bashkon është të kuptuarit e qartë se për të gjithë ne me rëndësi është e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut”, tha kryeministri bullgar Petkov.

QËNDRONI TË LIDHUR