• e premte, 27 dhjetor 2024

Pesëdhjetë e pesë turbina të erës që do të prodhojnë një teravatë orë energji elektrike dhe 630 vende të reja pune, janë pjesë e përfitimeve të Parkut të ri të erës

Pesëdhjetë e pesë turbina të erës që do të prodhojnë një teravatë orë energji elektrike dhe 630 vende të reja pune, janë pjesë e përfitimeve të Parkut të ri të erës

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Alkazar enerxhi për investime në energjetikë në vlerë prej 450 milionë euro për pavarësim të plotë energjetikë.

"Rrymë për 100.000 amvisëri, 55 turbina të erës të cilat do të kenë kapacitet të prodhojnë një teravatë energji elektrike, 630 punësime të reja, investimi më i madh në segmentin e parkut me erë. Investime për standarde më të mirë të jetesës", publikoi Qeveria në profilin e saj në Fejsbuk.

Në Shkup është duke u zhvilluar aktivitet ku do të publikohen detaje lidhur me këtë investim, në të cilin fjalim do të ketë kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska dhe Daniel Kalderon bashkëthemelues dhe partner udhëheqës i Alkazar Enerxhi. rq/

Foto: Fejsbuk- Qeveri

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR