• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pesë zgjedhjet të cilat do ta formësojnë rendin botëror në vitin 2024

Pesë zgjedhjet të cilat do ta formësojnë rendin botëror në vitin 2024

4 dhjetor 2023

(Indeks.hr)

A do të kthehet Donald Trampi? A do të guxojë dikush në Rusi ta sfidojë Vladimir Putinin?

Vitin e ardhshëm gjysma e botës do të dalë në zgjehdje, përfshirë edhe tridhjetë vende të cilat do të zgjedhin rpesident. Këto janë pesë zgjehdjet të cilave duhet t'u kushtohet vëmendje:

Repriza Tramp-Bajden

Dhjetëra milionë amerikanë në nëntor do të votojnë për presidentin e 60-të të SHBA-së, ndërsa sipas të gjitha vlerësimeve, sërish do të përballen presidenti i tnaishëm Xho Bajden dhe ish-presidenti Donald Tramp.

Nëse fiton, Bajden do ta kryejë funksionin e presdientit deri në moshën 86 vjepare. Anketat tregojnë se shumica e votuesve mendojnë se ai është tejet i moshuar për të qenë komandant suprem, edhe pse Trampi është vetëm katër vite më i ri. Duket sikur dezinformatat do të jenë shenjë e fushatës dhe përkujtim për zgjedhjet e fundit, kur mbështetësit e Trampit hynë në Kapitolin amerikan, duke tentuar ta parandalojnë konfirmimin e fitores së Bajdenit.

Para revanshit me Bajdenin, Trampi duhet ta fitojë nominimin e Partisë republikabe dhe në atë garë ai është favorit edhe përkundër disa proceseve gjyqësore që i rëndojnë mbi kokë.

Edhe gjashtë vite Putini në krye të Rusisë?

Vladimir Putin është lider i Rusisë në 23 vitet e fundit, ndërsa në vitin 2020 e ndryshoi kushtetutën që të mund të mbetet në pushtet deri në vitin 2036, që do të thoshte se mund të sundojë më gjatë se Stalini.

Duke pasur parasysh se ai e shfrytëzoi luftën në Ukrainë për t'i arrestuar dhe për t'i heshtur kundërshtarët, janë të vogla gjasat që dikush t'i qëndrojë në rrugën drejt mandatit të ri gjashtëvjeçar. Edhe pse akoma nuk ka kumtuar, të gjithë presin të kandidojë.

Ish-kundërkandidati i tij, Aleksej Navallni po vuan dënimin me burg prej 19 vitesh, ndërsa kandidaturë paralajmëroi veterani ushtarak dhe bllogeri nacionalist Igor Girkin, por edhe ai është i mbyllur, dhe atë për një kohë të pacaktuar.

Provë evropiane për populistët

Mbi 400 milionë votues nga 27 vende të BE-së në qershor do të zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit evropian. Kandidatët djathtistë u inkurajuan nga fitoret e euroskeptikut Gert Vilders në zgjehdjet në Holandë dhe triumfi i vitit të kaluar i kryeministres italiane Xhorxha Meloni.

Duke e përshëndetur fitoren e Vildersit, eurodeputeti francez nga e djathta ekstreme Zhordan Bardela shkroi në Fejsbuk: "Na e jepni atë qershorin e vitit 2014".

Zgjedhje në Indi

Pothuajse një miliardë indianë do të votojnë në prill dhe në maj, në zgjedhjet në të cilat kryeministri Narendra Modi dhe partia e tij nacionaliste BJP kërkojnë mandatin e tretë.

Karriera politike dhe suksesi i Modit bazohen në mbështetjen e hindusëve indianë dhe, thonë kritikët, nxitja e armiqësive ndaj pakicës së madhe myslimane në vend. Edhe përkundër shkatërrimit të lirive qytetare, Modi hyn në zgjedhje si favorit i qartë, ndërsa mbështetësit e tij ia përshkruajnë meritat për prëforcimin e pozitës së Indisë në skenën globale.

Në gusht, India u bë vendi i katërt i cili ka ateruar fluturake kozmike pa pilot në Hënë, pas Rusisë, SHBA-së dhe Kinës, ndërkaq planifikon të dërgojëe dhe njeri në Hënë deri në vitin 2040.

Meksika mund të bëhet me gruan e parë presidente

Ish-prefektja e Meksiko-Sitit, Klaudia Shejnbaum, kandidoi në emër të aprtisë Morena të presidentit aktual Andres Manuel Lopez Obrador, i cili nuk ka të drejtë të kandidojë sërish.

Rivalja e saj, Ksoçitl Galvez, u zgjodh ta përfaqësojë koalicionin opozitar Fronti i gjerë për Meksikën. Nëse fiton njëra rpej tyre, ajo do të bëhej gruaja e parë presidente e vendit me traditë të maçoizmit.

Në garën presidenciale kohë më parë u prëfshi edhe guvernatori i ri i shtetit Nuevo Leon, Samuel Garsia.

Por anketat tregojnë se Shajnbaum është favorite. 

Foto: printskrin Indeks.hr

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR