Pesë trupa të emigrantëve u gjetën në bregdetin lindor të Tripolit
- Pesë trupa të emigrantëve, përfshirë dy gra, u gjetën në bregun në Kasr al-Akjar, një qytet që ndodhet 73 kilometra në lindje të kryeqytetit libian Tripoli, deklaroi mbrëmë një oficer policie.
Tripoli, 22 shkurt 2026 (MIA) - Pesë trupa të emigrantëve, përfshirë dy gra, u gjetën në bregun në Kasr al-Akjar, një qytet që ndodhet 73 kilometra në lindje të kryeqytetit libian Tripoli, deklaroi mbrëmë një oficer policie.
Hasan Al-Gavil, i cili po udhëheq hetimin, tha se bëhet fjalë për trupa të njerëzve me lëkurë të errët. Gjetjen e tyre në plazhin Emhamid Al-Sharif në pjesën perëndimore të qytetit e raportuan banorët vendas.
Që nga rënia e Gadafit në vitin 2011, Libia është bërë një rrugë tranziti për migrantët që ikin nga dhuna dhe varfëria, duke u nisur në një udhëtim të rrezikshëm përmes Detit Mesdhe drejt Evropës. Vendi i Afrikës së Veriut është ndarë në një zonë perëndimore dhe lindore që nga viti 2014 për shkak të konflikteve fraksionale.
"Trupat që gjetëm janë ende të paprekur dhe mendojmë se ka më shumë trupa që do të dalin në breg", tha Al-Gavil.
Më herët këtë muaj, 53 migrantë, përfshirë dy foshnje, e humbën jetën ose rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte 55 persona u përmbys në afërsi të qytetit Zuvara, në perëndim të Tripolit, kumtoi Organizata Ndërkombëtare për Migracion. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s