• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pesë sfera prioritare janë përfshirë në Strategjinë zhvillimore sektoriale për jurisprudencën 2024-2028

Pesë sfera prioritare janë përfshirë në Strategjinë zhvillimore sektoriale për jurisprudencën 2024-2028

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Gjyqësia dhe prokuroria publike, kapacitetet e institucioneve të posaçme të sistemit të jurisprudencës, profesionet individuale dhe Shërbimet publike, Gjykata kushtetuese dhe sferat specifike juridike (materia penale dhe civole) janë pesë sferat prioritare kyçe relevante për funksionim të jurisprudencës të përfshira në Strategjinë zhvillimore sektoriale për jurisprudencën 2024-2028 që dot e prezantoi Ministria e Drejtësisë.

Siç informoi në brifingun e sotëm ministri i Drejtësisë, Krenar Llogam gjatë përgatitjes së Strategjisë së re, si bazë fillestare është marrë parasysh Strategjia paraprake në sistemin e jurisprudencës (2017-2022) raportet e Komisionit evropian për përparim të RMV-së, si dhe të gjitha raportet e deritnaishme që u përgatitën në kuadër të projekteve rrjedhëse nga IPA.

Në brifing, profesori Vllado Kambovski, pjesë e grupit të ounës i cili e përpunoi Strategjinë, i arsyetoi sferat priortare të Strategjisë, përkatësisht qëllime nga Plani i aksionit.

Në sferën e parë prioritare - Gjyqësi dhe prokurori publike në pajtim me standardet e BE-së është prëfshirë ndryshimi i Ligjit për Këshillin gjyqësor, ndryshimi i Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik - sipas shembullit të Ligjit për Këshill gjyqësor si dhe ndryshim të Ligjit për gjykata dhe Ligjit për prokurori publike.

Është përfshirë edhe precizimi i procedurës për zgjedhjen e prokurorit publik të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcimi i garancave ligjore për dispozicion të pavarur (menaxhim) me buxhetin gjyqësor, i konstatuar në pajtim me bruto prodhimin vendor të caktuar në ligj (0,8 për qind) përfshirë edhe zbatim të furnizimeve të centralizuara.

Është paraparë edhe krijimi i sistemit efektiv për pagesë të kompensimit monetar për kohëlzgjatjen e procedurave, të konnfirmuara nga GJEDNJ dhe Gjykata supreme e RMV-së, si dhe miratimi i strategjisë TIK për sistemin e jurisprudencës 2024-2028.

Mes aktiviteteve të parapara në sferën prioritare përforcimi i kapaciteteve, efikasitetit dhe efektivitetit të institucioneve të jurisprudencës janë prëforcimi i funksionalitetit të sektorit për praktikë gjyqësore të Gjykatës supreme për zbatim të vetëm të ligjeve dhe ndjekje të jurisprudencës së Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, vendosja e kritereve për ndërlikuehsmërinë e lëndëve në Prokurorinë publike dhe rishqyrtimi i kompetencave të tanishme të Avokatit të shtetit në drejtim të rritjes së kompetencave të tij në mbrojtjen e pronës dhe interesave shtetërore dhe pjesëmarrje në procedurat para gjykatave në të cilat është përfshirë prona shtetërore dhe interesat shtetërore.

Sfera e tretë prioritare është profesione të pavarura juridike dhe shërbime publike dhe prëfshin avancim të kornizës in stitucionale për kryerje të veprimtarisë së avokatit, rritje e efikasitetit, digjitalizim dhe përgjegjësi e përmbarëuesve, vendosje e parakushteve për rritje të efikasitetit të punës së noterëve në garantimin e sigurisë juridike dhe rritjes së përdorimit të mediacionit në zgjidhjen e kontesteve.

Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut është prëfshirë në sferën e katërt prioritare, ku është cekur zbatimi i procesit të analizave dhe konsultimeve profesionale për vendosje të institutit "ankesa kushtetuese" përmes ndryshimit të Kushtetutës në bazë të vlerësimit të hollësishëm dhe shqyrtimit të ndikimit të vet potencial dhe miratimit të një ligji të posaçëm për Gjykatën kushtetuese.

Sfera e fundit, e pestë prioritare i përfshin reformat në sfera të posaçme juridike (penale dhe civile) dhe atje është paraparë kodifikimi i dispozitave ndëshkuese në Kodin penal dhe harminizimi i tij me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, miratimi i një Ligji të ri për procedurë penale me qëllim të harminizimit me dirrektivat relevante të BE-së dhe tejkalim i problemeve të cialt u paraqitën në praktikë, sistemi i reformuar për drejtësi për fëmijët në pajtim me standardet ndërkombëtare, rregullimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në materien penale me vendet-anëtare të BE-së, në pajtim me acquis communitaire të ЕУ, kodifikimi i legjislaturës civile në një Kod gjithpërfshirës civil dhe miratimi i ligjeve në sfera të posaçme në kompetenca të MD-së (Kod i ri zgjedhor, Ligj për financim të partive politike, Ligj për përfaqësim adekuat dhe të drejtë).

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR