• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pesë persona bllokohen në shpellën Krizhna Jama në Slloveni për shkak të nivelit të lartë të ujit

Pesë persona bllokohen në shpellën Krizhna Jama në Slloveni për shkak të nivelit të lartë të ujit

 Lubjanë, 7 janar 2024 (MIA)  -  Pesë persona janë bllokuar në shpellën Krizhna Jama në jugperëndim të Sllovenisë dhe nuk mund të dalin për shkak të nivelit të lartë të ujit të shkaktuar nga reshjet e dendura, njoftuan sot autoritetet lokale.

 Mes tyre është edhe një familje treanëtarëshe dhe dy guidë që ndodhen aty që nga e shtuna, kur niveli i ujit në shpellë u rrit, duke e bllokuar daljen.

 Ekipet sllovene të shpëtimit bënë të ditur se zhytësit kanë arritur deri te grupi dhe e transferuan në një vend të sigurt të parashikuar për situata të tilla, ku do të duhet të presin uljen e nivelit të ujit.

Në aksionin e shpëtimit për momentin janë përfshirë 35 shpëtimtarë dhe tetë zhytës nga e gjithë Sllovenia, të ndihmuar nga 11 zjarrfikës dhe pjesëtarë të forcave për mbrojtje civile, bënë të ditur autoritetet.

 Foto: STA
 

QËNDRONI TË LIDHUR