• e premte, 27 dhjetor 2024

Pesë fëmijë në SHBA humbën jetën në një zjarr, ndërsa babai i tyre ishte në një treg Krishtlindjesh

Pesë fëmijë në SHBA humbën jetën në një zjarr, ndërsa babai i tyre ishte në një treg Krishtlindjesh

Bulhed Siti, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Pesë fëmijë në SHBA humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë dykatëshe, i cili shpërtheu ndërsa babai i tyre ishte në treg për Krishtlindje, raporton Skaj Njus. Tragjedia ku humbën jetën një vajzë dhe katër djem ndodhi të shtunën në Bullhed Siti të Arizonës.

Fëmijët e moshës dy, katër, pesë dhe 13 vjeç që vdiqën janë vëllezër e motra, ndërsa djali 11-vjeçar është i afërmi i tyre që ka ardhur për vizitë. Babai i katër fëmijëve u tha hetuesve se i la ata në shtëpi për rreth dy orë e gjysmë, ndërsa ai po bënte pazar për ushqim dhe dhurata për Krishtlindje", kumtoi policia e qytetit Bullhed.

Sipas policisë, në atë moment në shtëpi nuk ka pasur persona të rritur.

Hetuesit besojnë se zjarri ka rënë në përdhesë dhe është përhapur përmes shkallëve të vetme brenda shtëpisë, për këtë arsye fëmijët nuk kanë mundur të dalin. Disa fqinjë ngritën shkallë të zgjatura për në dhomën e gjumit të katit të sipërm, por nuk mundën t'i nxirrnin fëmijët jashtë.

Policia kumtoi se trupat e pesë fëmijëve ishin në të njëjtën dhomë gjumi në katin e sipërm të shtëpisë. Shefi i policisë së Bullhed Robert Trebes tha se "hetuesit po punojnë pa u lodhur për të marrë përgjigje për shkakun e zjarrit".

Fëmijët janë nipërit e një të punësuari në shërbimin e zjarrfikësve në qytetin Bullhed. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR