• e enjte, 26 dhjetor 2024

Personi i mbytur në Liqenin e Dojranit është nga Shtipi

Personi i mbytur në Liqenin e Dojranit është nga Shtipi

Dojran, 13 gusht 2023 (MIA) - Personi, që është mbytur rreth orës 11:30 në ujërat e Liqenit të Dojranit, pranë plazhit të qytetit, është 42-vjeçar nga Shtipi.

Këto janë informacionet fillestare nga MPB-ja, nga ku bëjnë të ditur se sot rreth orës 11:30 në SPB Strumicë është raportuar se në Dojran një person ka rënë nga varka me pedale në liqen dhe është mbytur, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.

Sipas informacioneve të Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), ngjarja ka ndodhur kur personi ka hipur në varkë me pedale, që me gjasë është përmbysur dhe personi nuk ka ditur të notojë dhe për momentin nuk ka të dhëna nëse ka pasur jelek sigurie.

Informacioni i QMK-së shton se vendi i ngjarjes ka qenë afër bregdetit dhe është siguruar nga punonjës të MPB, të cilët kanë njoftuar të gjitha institucionet dhe kanë kërkuar ndihmën e njësive speciale të zhytjes nga MPB Tigrat, që të zbatohet aksioni për të gjetur trupin. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR