Personat me nevoja të veçanta ende hasin në pengesa gjatë realizimit të të drejtave të tyre
- – Mbi 50 për qind e personave me nevoja të veçanta në një anketë të zbatuar në kuadër të projektit “Aleanca për çështjen handikap për reforma zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse në rajon” u deklaruan se nuk ka rampa adekuate për qasje, ndërsa mbi 60 për qind deklaruan se nuk ka hapësirë parkimi për personat me nevoja të veçanta.
- Post By Fitore Curri
- 08:01, 26 dhjetor, 2024
Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) – Mbi 50 për qind e personave me nevoja të veçanta në një anketë të zbatuar në kuadër të projektit “Aleanca për çështjen handikap për reforma zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse në rajon” u deklaruan se nuk ka rampa adekuate për qasje, ndërsa mbi 60 për qind deklaruan se nuk ka hapësirë parkimi për personat me nevoja të veçanta.
Të dhënat nga anketat tregojnë se 77 për qind e të anketuarve kanë thënë se hasin në korridore ku nuk mund të kenë qasje, ndërsa 75 për qind se nuk ka shtigje taktike dhe tualet ku mund të kenë qasje.
Lidhur me realizimin e të drejtës për qasje në shëndetësi, të dhënat tregojnë se 76 për qind e të anketuarve me nevoja të veçanta shfrytëzojnë shoqërues gjatë vizitës në institucionet shëndetësore, ndërsa vetëm 42 për qind e personave me nevoja të veçanta fizike dhe 43 për qind e personave me nevoja të veçanta intelektuale shkojnë vetë në institucionet shëndetësore. Pesëdhjetë e gjashtë për qind e të anketuarve me nevoja të veçanta thonë se nuk kanë qasje në informacione adekuate ose të kuptueshme në institucionet shëndetësore.
Pjesëmarrësit në debatin, të cilin e organizoi Organizata e personave me nevoja të veçanta “Polio plus” për zbatimin e Konventës për të drejtat e personave me handikap dhe harmonizim të tij me legjislacionin e Maqedonisë së Veriut, u pajtuan se mungesa e qasjes konsiderohet si diskriminim dhe se kjo është pengesë në arritjen e mundësive dhe të drejtave të barabarta.
Sipas Natasha Amdiju, bashkëpunëtore profesioniste e “Polio plus”, gjërat rreth të drejtave të njerëzve me nevoja të veçanta lëvizin në të mirë, por kjo shkon shumë ngadalë dhe shumë gjëra rinë në vend.
“Zbatimi i Konventës dhe ngritja e vetëdijes shoqërore duhet të shkojnë bashkë. Mekanizmat (për zbatim) ekzistojnë, por zbatohen shumë pak”, vlerëson Amdiju.
Lidhur me të drejtën e qytetarëve me nevoja të veçanta të marrin pjesë në politikë ishte theksuar se hulumtimet tregojnë se një pjesë e partive politike në mënyrë deklarative tregojnë gatishmëri të theksojnë persona me nevoja të veçanta në listat e tyre zgjedhore, por se kjo shmanget në praktikë.
Suaret Alishan, përkrahës i zëshëm shumëvjeçar i personave me nevoja të veçanta, ju bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që t’i mbrojnë personat me nevoja të veçanta me ndryshim të veçantë të Kushtetutës. fc/
Fotografia: "Polio plus"