• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Perinski: Qendra e resurseve për mbështetjen e komunave - mekanizëm që do t'u ofrojë atyre mbështetje afatgjate, të qëndrueshme dhe profesionale

Perinski: Qendra e resurseve për mbështetjen e komunave - mekanizëm që do t'u ofrojë atyre mbështetje afatgjate, të qëndrueshme dhe profesionale

Shkup, 29 gusht 2025 (MIA) - Me Qendrën e resurseve për mbështetjen e komunave, Qeveria po ndërmerr masa për vendosjen e mbështetjes së sistematizuar dhe të institucionalizuar në funksion të reformës së vetëqeverisjes lokale. Qendra, siç deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski do të ofrojë zgjidhje të realizueshme dhe të qëndrueshme për të forcuar kapacitetet e komunave.

"Për t'iu përgjigjur kësaj sfide dhjetëvjeçare me të cilën përballen komunat, nevojitet qasje e sistematizuar dhe ndërlidhje e masave dhe aktiviteteve që janë realizuar në një masë të caktuar në funksion të ndërtimit të kapaciteteve të komunave, por për shkak të mungesës së koherencës midis tyre, nuk janë arritur rezultatet e dëshiruara", ka thënë Perinski.

Paralajmëroi se tashmë po ndërmerren të gjitha hapat për ta vënë plotësisht Qendrën në funksion, ndërsa sot paralajmëroi takim për platformën digjitale, përmes së cilës komunat do të jenë në gjendje të kërkojnë shërbime ekspertësh, por edhe kryetarët e komunave të informohen për përvoja të caktuara. Ekspertët, siç shpjegon Perinski, nuk do të jenë në listën e pagave, por do të paguhen në bazë të performancës për detyrën e kryer për të cilën janë angazhuar nga komuna.

Fillimisht, Qendra e resurseve do të funksionojë në bazë të projekteve, ku me kalimin e kohës institucionalizohet në kuadër të Ministrisë së Pushtetit Lokal. Ministria, shton Perinski, gjatë vitit të kaluar, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë dhe vizitave në komuna, ka bërë një vlerësim të plotë të situatës dhe ka identifikuar pengesa specifike në zbatimin e kompetencave komunale.

"Komunat po përballen me sfida serioze, siç janë: mungesa e kapaciteteve administrative, mundësitë e kufizuara për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë jo mjaftueshëm të zhvilluar. E gjithë kjo ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Si përgjigje e kësaj është bërë zbatimi i dy thirrjeve publike për projekte infrastrukturore në komuna, si një masë ndërhyrje për të tejkaluar problemet më akute. Megjithatë, ajo që është gjithashtu shqetësuese janë kapacitetet e komunave për të përgatitur projekte përmes të cilave do të tërheqin fonde në komunat e tyre, si dhe cilësia e shërbimit të ofruar për qytetarët", ka thënë Perinski.

Ai theksoi se Qendra e resurseve është një mekanizëm që mundëson mbështetje afatgjate, profesionale dhe të qëndrueshme për të gjitha komunat në vend. Qëllimi i saj është të targetojë dobësitë: mungesën e ekspertizës administrative, koordinimin e dobët ndërkomunal dhe përdorimin e pamjaftueshëm të resurseve me të cilat disponojnë komunat.

"Qendra e resurseve do të ofrojë mbështetje që do të garantojë rritje të kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale, gjë që do të çojë në shërbime lokale me cilësi më të mirë për çdo qytetar", ka thënë Perinski.

Foto: Ministria e Vetëqeverisjes lokale

QËNDRONI TË LIDHUR