Perinski: Nisma kryesore për Ligjin e ri për Vetëqeverisje Lokale është revokimi i një kryetari komune
- Nisma kryesore është revokimi i një kryetari komune, i cili besojmë se do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në punën e përditshme të vetëqeverisjeve lokale dhe mjeti i dytë që duam të parashikojmë në zgjidhjen ligjore është futja e mbikëqyrjes komunale, e cila do të jetë nën ingirencat e vetëqeverisjes lokale, deklaroi ministri i vetëqeverisjes lokale, Zlatko Perinski.
Manastir, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Nisma kryesore është revokimi i një kryetari komune, i cili besojmë se do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në punën e përditshme të vetëqeverisjeve lokale dhe mjeti i dytë që duam të parashikojmë në zgjidhjen ligjore është futja e mbikëqyrjes komunale, e cila do të jetë nën ingirencat e vetëqeverisjes lokale, deklaroi ministri i vetëqeverisjes lokale, Zlatko Perinski.
Në një ngjarje konsultative në Manastir në të cilën morën pjesë kryetarë komunash nga rajoni i Pellagonisë dhe ai jugperëndimor, ministri Perinski theksoi se zgjidhja e re ligjore do të modernizojë Ligjin aktual për Vetëqeverisje Lokale.
"Bëhet fjalë për një ligj sistematik për të cilin janë të nevojshme dy të tretat e Kuvendit dhe natyrisht Badenter për miratimin e tij. Nisma kryesore është revokimi i një kryetari komune, me çka besojmë se do të rrisim transparencën dhe llogaridhënien në punën e përditshme të vetëqeverisjeve lokale dhe mjeti i dytë që duam të parashikojmë në zgjidhjen ligjore është futja e mbikëqyrjes komunale, e cila do të jetë nën ingirencat e vetëqeverisjes lokale. Kuptuam që zgjidhja aktuale ligjore duhet të modernizohet dhe përshtatet në bazë të kushteve moderne të jetesës. Në këtë mënyë do të parandalohen dukuritë devijuese të një grupi të vogël qytetarësh të cilët depozitojnë çdo ditë në mënyrë të parregullt mbetje, në mënyrë të parregullt veprojnë me pajisjet urbane për të cilat vetëqeverisjet lokale ndajnë mjete të konsiderueshme nga buxhetet e tyre dhe në këtë kuptim duam të korigjojmë dhe parandalojmë një sjellje të tillë, për të pasur një vend më të bukur për të jetuar", deklaroi ministri Perinski.
Në takimi e parë konsultativ me kryetar komunash, përfaqësues të tjerë të vetëqeverisjes lokale dhe sektorin civil, ministri i vetëqeverisjes lokale theksoi se propozimet për ndryshime në Ligjin për vetëqeverisje lokale po zhvillohen në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe proces publik në të cilin janë të përfshira të gjitha paleët e interesuara.
"Besoj se vetëm përmes një procesi të tillë të hapur do të mund të përmirësojmë dhe rrisim cilësinë e shërbimeve të ofruara nga vetëqeverisja lokale ndaj qytetarëve, duke ngritur kështu nivelin e funksionimit të përditshëm të vetë vetëqeverisjes lokale. Ky proces mbështetet plotësisht nga UNDP dhe Qeveria Zvicerane përmes Ambasadës së Zvicrës. Jam i bindur se do ta përmirësojmë këtë zgjidhje sistematike dhe do të përmirësojmë kushtet në të cilat funksionojnë vetëqeverisjet lokale, theksoi Perinski.
Ekspertët Memet Memeti, Gordan Gjorgiev dhe Aleksandar Spasenovski shprehën mendimet e tyre eksperte për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për vetëqeverisje lokale.
Për nevojën për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vetëqeverisje lokale, mendime të tyre eksperte shprehën ekspertët Memet Memeti, Gjordan Gjorgjiev dhe Aleksandar Spasenovski.
Mbështetje publike për procesin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për vetëqeverisje lokale shprehu kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, i cili ishte edhe nikoqir i takimit të sotëm konsultativ. ls/
Foto: MIA