• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Perinski: Do të duhet të punojmë në mënyrë sistematike që të funksionojë Qyteti i Shkupit

Perinski: Do të duhet të punojmë në mënyrë sistematike që të funksionojë Qyteti i Shkupit

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Vitin e ardhshëm do të duhet të punojmë në mënyrë sistematike që të funksionojë qyteti i Shkupit dhe të fillojë nga zeroja, e më pas të fillojmë edhe ta ndërtojmë, porositi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

"Në thelb Shkupi është qytet i solidaritetit, por është mjeruese që një metropol të sillet në situatë t'i përlcasin të gjitha tegelat, ndërsa trasporti urban është vetëm njëri prej tyre. Bëhet fjalë për deklaratë jozyrtare nga Qyteti i Beogradit. Të presim se çka do të ndodhë, e më pas do të dalim me qëndrim konkret", tha Perinski në përgjigje të pyetjes së gauetarëve për të komentuar donacionin e paralajmëruar prej 100 autobusëve të përdorur nga Beogradi për qytetin e Shkupit, në Platformën e sotme: 100% të përkushtuar ndaj teje - "Masa dhe politika për bujqësinë, mjedisin jetësor dhe vetëqeverisjen lokale" që u mbajt në Qeveri.

Probleme, siç tha, Shkupi ka edhe me mbeturinat, me gjelbërimin, me deponinë Drislla.

"Më vjen keq që jemi sjellë në situatë që qyteti i Shkupit të mos mund t'i servisojë obligimet e veta. Ky nuk është problem që është krijuar prej dje dhe nuk është krijuar pasi që hyri në fuqi kjo Qeveri, por është problem për të cilin folën shumë më gjatë në opinion se do të ndodhë. Jam i shqetësuar që për momentin obligimet e qytetit të Shkupit ndaj furnitorëve janë rreth 8 milionë euro, ndërsa informata jozyrtare më konfirmojnë se Ujësjellësi dhe kanalizimi ka borxh rreth 15 milionë euro, Higjiena komunale rreth 6 milionë euro, Rrugë dhe rrugica 3,5 deri 4 milionë euro, ndërsa për NPQ-në nuk ka njeri të gjallë në botë së mund ta llogarisë borxhin", theksoi Perinski.

Në përgjigje të pyetjeve tha se nuk mund të thuhet se sa saktësisht para do të shpenzohen deri në fund të vitit për projektet e mëdha infrastrukturore në komunat që planifikon t'i financojë pushteti qendror.

Presim, shtoi, për 20 deri 30 ditë këto procese të përfundohen në tërësi dhe të shpallen furnizimet e para publike të cilat do të financohen me mbështetje nga pushteti qendror dhe se deri në fund të nëntorit do të ketë deri diku vendosje të gur-themeleve.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet mexhiri, ndërkaq theksoi se edhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka kredi nga BEI në vlerë prej rreth 50 milionë eurove që kryesisht janë për infrastrukturë nëntokësore.

"Presim deri në fund të vitit 10 milionë euro nga këto mjete të ndahen në baza të ndryshme për komunat. Edhe atje do të ketë tenderim për zjidhje të problemeve reale të qytetarëve me çka numri rritet në rerth 150 milionë euro mbështetje për vetëqeverisjen lokale vetëm në vitin e parë të sundimit të Qeverisë së re", tha Mexhiti.

Pres, theksoi, kjo të jetë shtytje edhe për BNJVL-në, e cila është organizatë joqeveritare dhe ka fuqi vetëm kur ka zë të unifikuar të të gjitha komunave, dhe ta përshëndesë.

"Do t'i kuptoja nëse kërkojnë ky të mos jetë vetëm vullnet i mirë i qeverisë, por të jetë zgjidhje sistematike dhe të mos varet nga qeveritë e ardhshme", theksoi mexhiti. ab/

Foto: Printskrin

    

QËNDRONI TË LIDHUR