• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Perinski: Deri më tani 71 komuna, me rreth 330 propozim projekte aplikuan në konkursin për projekte infrastrukturore

Perinski: Deri më tani 71 komuna, me rreth 330 propozim projekte aplikuan në konkursin për projekte infrastrukturore

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Gjithsej 71 komuna, me rreth 330 propozim projekte aplikuan deri më tani në konkursin publik për financim të projekteve të karakterit infrastrukturor i cili u dedikohet të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale në vlerë prej gjashtë miliardë denarëve, mjete të siguruara në pajtim me ribalancin e Buxhetit.

Siç informoi ministri i Vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski, priten aplikacionet të cilat ishin dërguar me postë, në mënyrë që në tërësi të mbyllet konkursi publik.

"Më duhet të shpreh kënaqësi të madhe sepse interesi ishte me të vërtetë i madh. Praktikisht, mendoj se nuk do të mbetet asnjë komunë e cila nuk do të aplikojë për këto mjete dhe kjo vetëm na e konfirmon politikën e Qeverisë se me të vërtetë vetëqeverisjeve lokale u nevojitet ndihmë dhe intervenime nga ana e buxhetit qendror në mënyrë që t'u vendoset baza, që do të thotë problemet që i kanë me infrastrukturën, në të ardhmen të korrigjohen, të sanohen dhe me të vërtetë të ndërtojmë në njëfarë mënyre kushte për jetesë në suaza të tërë terrritorit të Republikës së Maqedonisë", tha minsitri Perinski në deklaratë për mediumet para ngjarjes për zero mbeturina të ngurta në Komunën Aerodrom.

Informoi se pas mbylljes së konkursit, ka afat përej dhjetë ditëve brenda të cilit vetëqeverisjet lokale duhet t'i dorëzojnë propozim-projektet të kompletuara me dokumentacionin shoqërues siç janë leja për ndërtim  drejt minsitrive të resorëve dhe më pas fillon procesi i evaluimit për të cilin minsitritë e resorëve formojnë komisione të evaluimit.

Perinski tha se ideja e konkursit publik nuk është të merren mjetet themelore, por të intervenohet në infrastrukturë.

"Poenta e këtij konkursi piblik ishte atje ku vetë vetëqeverisjet lokale nuk kanë mjaft mjete të investojnë në përmirësim të infrastrukturës së ujësjellësit të kanalizimit, rrugore, në pjesën e arsimit ajo të bëhet përmes kësaj mundësie që ua japim përmes buxhetit qendror. Kjo është ideja kryesore e projektit", tha ai.

Në pyetjen nëse kanë marrë ndonjë projekt nga Qyteti i Shkupit, ministri u përjgigj se për atë duhet të shihet në procesin e evaluimit.

Lidhur me çështjen si e komenton raportin i cili tregon se ajri i ndotur është shkaku për vdekshmërinë e foshnjave, Perinski u prëjgigj se mu ky është një nga projektet me të cilin përpiqen ta përmirësojnë pamjen në pjesën e përmirësimit të kapaciteteve të mjedisit më të pastër dhe më të shëndetshëm jetësor.

Për zgjidhjen e problemit me ndotjen në Shkup u përgjigj se është temë për të cilën do të diskutohet në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR