• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Perinski: Deri më 5 shtator do të shpallet thirrja publike për projekte infrastrukturore nëpër komuna

Perinski: Deri më 5 shtator do të shpallet thirrja publike për projekte infrastrukturore nëpër komuna

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale deri më 5 shtator do të shpallë thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore, paralajmëroi sot ministri resor Zlatko Perinski.

"Siç informoi tashmë kryeministri, në seancën e fundit të qeverisë është marrë vendim dhe është formuar Trupi Koordinues për të monitoruar të gjithë procesin. Sot është mbledhja e parë e këtij Trupi Koordinues në Qeveri dhe deri më 5 shtator do të publikohet thirrja publike nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale", tha Perinski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë pauzës së Diskutimit publik për propozim-ligjet për zyrtarët administrativë në BNJVL.

Qeveria deri në fund të vitit ka parashikuar 100 milionë euro për realizimin e projekteve infrastrukturore në komunat e vendit. Për këtë Qeveria do të sigurojë çdo vit 250 milionë euro dhe të gjitha komunat duhet të aplikojnë me projekte të gatshme për të marrë mjete. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR