• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Perinski: Decentralizimi i pushtetit mbetet parimi më i rëndësishëm

Perinski: Decentralizimi i pushtetit mbetet  parimi më i rëndësishëm

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Përmirësimi i funksionalitetit të vetëqeverisjeve lokale dhe digjitalizimi i shërbimeve ishin në fokusin e hapjes së takimit të njëzetë e tretë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK).

Në kuadër të temës së parë "Zhvillim në procesin e inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE", nga takimi që mbahet në Shkup, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, theksoi se është prioritet të përmirësohen kushtet për jetesë në të gjitha komunat.

"Decentralizimi i pushtetit mbetet parimi më i rëndësishëm, prioritet është të përmirësohet funksionaliteti i vetëqeverisjes lokale. Është parashikuar deri në fund të vitit 2026 të krijohen të gjitha parakushtet për digjitalizim të pako shërbimeve", tha ministri.

Shefi për bashkëpunim nga Digjitalizimi i BE-së në vendin tonë, Stefen Hudolin, tha se takimi është një mundësi e mirë për multirrjetëzim.

"Ky takim është në një moment të rëndësishëm. Në një moment vendimtar për të ardhmen e BE-së. Duhet vullnet politik për inkuadrim në BE. Besojmë se skena është vendosur. Ajo që duhet të vazhdojë janë reformat", theksoi ai.

Patrik Molinoz, kryetar i Komisionit CIVEX (Komisioni pëer shtetësi, qeverisje, çështje institucionale dhe të jashtme pranë Komitetit Evropian të rajoneve, theksoi se është e domosdoshme të forcohet decentralizimi.

"Nuk jemi asgjë vetëm, ne mund të rritemi në botë vetëm nëse ngrihemi dhe ndërtojmë një BE më të fortë. Decentralizimi duhet të detyrohet dhe të jetë një pjesë kryesore e procesit që vetëqeverisjet lokale të marrin mjete për të arritur qëllimet e tyre", tha ai.

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjeve Lokale - BNJVL, së bashku me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë nikoqirë të takimit të 23-të të Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK). Delegatët në këtë organ janë nga radhët e kryetarëve të komunave ose këshilltarëve nga vendi ynë dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

Tema e dytë e këtij takimi i kushtohet "Tranzicionit digjital, veçanërisht në shërbimet publike lokale dhe rajonale", ku para të pranishmëve do të mbajnë fjalim zëvendësministri për transformimin digjital në vendin tonë, Radosllav Nastasijeviq Varxhinski, raportues i Komitetit të Rajoneve për Forcimin e Pushtetit Lokal dhe demokracia përfaqësuese përmes instrumenteve të reja për teknologji digjitale, Rait Pixheglas, përfaqësues nga NALAD dhe ALDA.

Komiteti i përbashkët konsultativ ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK) përbëhet nga gjithsej 22 delegatë, gjegjësisht 11 delegatë nga të dyja palët dhe zgjidhen edhe zëvendësit e tyre, të gjithë nga radhët e kryetarëve të komunave dhe këshilltarët. Me këtë organ, i cili mban më së shumti dy takime gjatë një viti, nga të cilat njëri mbahet në Bruksel dhe tjetri në Shkup mbajnë mbledhje dy bashkëkryesues.  Bashkëkryesues aktual nga vendi ynë është Danella Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit, ndërsa nga ana e Komitetit të Rajoneve është Jasna Gabriq, deputete e Kuvendit të Komunës së Tërbovles (Republika e Sllovenisë) dhe anëtare e Komitetit Evropian të Rajoneve. KPK është themeluar në vitin 2008, me qëllim të përgatitjes së bazës për zgjerimin e BE-së duke promovuar dialogun politik dhe bashkëpunimin ndërmjet pushteteve lokale dhe rajonale. sa/

FOTO: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR