• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pensionistët tetovarë protestuan në shesh, nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për pensione më të larta

Pensionistët tetovarë protestuan në shesh, nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për pensione më të larta

Tetovë, 1 nëntor 2023 (MIA) - Një pjesë e pensionistëve të Tetovës sonte kanë mbajtur sërish protestë në sheshin e qytetit për të shprehur publikisht kërkesat e tyre për pensione më të larta. Kjo protestë vjen pas tri tubimeve dhe bllokimeve të rrugëve të Tetovës që pensionistët e Tetovës i patën gjatë muajit tetor.

"Protestat nuk kanë asnjë prapavijë politike apo partiake, por çdoherë kemi kërkuar mbështetje nga të gjitha partitë politike. Për fat të keq, partia në pushtet, as edhe njëherë nuk na nderoi të qëndronte këtu me ne, por përkundrazi përdornin justifikime fyese, na nënvlerësuan, përhapnin gënjeshtra. Por ne mbetemi të denjë dhe këmbëngulës me qëndrimet tona. Zëri ynë për jetë dinjitoze ka arritur edhe tek institucionet ndërkombëtare", tha Lençe Simovska.

 

 

Pensionistët thonë se nuk do t'i ndërpresin tubimet e tilla dhe protestat publike.

"Nuk ka asnjë tërheqje nga kërkesat tona deri në plotësimin e tyre. Kërkojmë rritje lineare prej 5.000 denarë për të gjitha pensionet dhe pension minimal prej 20.000 denarë", tha Letka Mishovska.

Pensionistët tetovarë paralajmëruan se do të shkojnë në protestën e përgjithshme në Shkup më 7 nëntor. Mbrëmjen e sotme janë regjistruar pensionistët e interesuar që mund të marrin pjesë në protestë. qa/

Foto: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR