• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pensionistët protestuan në Shkup, nuk ka përgjigje për rritjen lineare të pensioneve

Pensionistët protestuan në Shkup, nuk ka përgjigje për rritjen lineare të pensioneve

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Pensionistët nga gjithë shteti sot kanë mbajtur protestë në Shkup, e cila filloi para Ambasadës amerikane dhe përfundoi para Qeverisë, duke kërkuar rritje të sërishme lineare të vlerës së pensioneve dhe masave tjera për përmirësim të standardit të tyre. Ata thonë se pas tre muajve protesta në të gjitha qytetet e shtetit, si dhe në Shkup, nuk kanë marrë kurrfarë rezultate dhe njoftime nga Qeveria.

Ne pensionistët nuk jemi raste sociale, Loja me fjalë që ta tejkaloni shikoni në fotografive reale të jetës, JO për 5,3 për qind, vetëm rritje lineare e të gjitha pensioneve, ishin pjesë e mesazheve të parrullave në protestë.

Kryetari i Këshillit inicues të pensionistëve, Dragan Ugrinovski, në një deklaratë për MIA-n theksoi se katër kërkesat kryesore, janë 5000 denarë rritje lineare të pensioneve, pensioni minimal të arrijë 18.000 denarë, të ndryshohet, të ndryshohet Ligji për sigurim poensional dhe invalidor dhe grave më të vjetra nga 62 vjeç dhe burrat më të vjetër se 64 vjeç të kenë mjekim falas, gjegjësisht të mos paguajnë participim.

"Kërkesat tona lidhur me protestën e kaluar nuk kanë ndryshuar. Edhe pse atëherë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se për shtatë ditë do të na përgjigjet çfarë marrëveshje kanë arritur, pas 27 ditëve ende nuk kemi përgjigje", theksoi Ugrinovski.

Ai theksoi se kanë mbajtur takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian, në të cilin i kanë njoftuar edhe ata me problemet dhe kërkesat e pensionistëve.

Para disa ditëve është dorëzuar kërkesë me shkrim deri te kryeministri Dimitar Kovaçevski për pranim, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Tani përpiqemi përmes policisë sërish të kërkojmë takim, është dorëzuar kërkesa jonë, kanë seancë qeveriare momentalisht dhe presim të na përgjigjen", tha Ugrinovski.

Siç potencoi, më pesë tetor kanë dorëzuar edhe kërkesa për takim deri te presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski, me qëllim që edhe atë ta njoftojnë me problemet dhe kërkesat e tyre, por edhe nga ai nuk kanë marrë përgjie.

"Presidenti tre muaj fjalën pensionistë nuk e ka përmendur", theksoi Ugrinovski.

Nëlse nuk gjendet zgjidhje, pensionistët kanë paralajmëruar protesta më radikale para Qeverisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR