• e enjte, 26 dhjetor 2024

Penov: Të rinjtë do ta vazhdojnë rrugën që e ndërtojmë me partnerët tanë dhe miqtë nga Bashkimi Evropian

Penov: Të rinjtë do ta vazhdojnë rrugën që e ndërtojmë me partnerët tanë dhe miqtë nga Bashkimi Evropian

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Atë që e bëjmë tani me bashkëqytetarët tanë, me fqinjët tanë nga Greqia, me partnerët dhe miqtë tanë nga Bashkimi Evropian, do ta vazhdoni ju, të rinjtë, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov me rastin e ditës së bashkëpunimit Evropian në komunën Qendër.

"Realizojmë projekte me të cilat përmirësohen kushtet nëpër kopshtet e fëmijëve, në shkolla, projekte për mbrojtje të ambientit jetësor, për përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore, për hapjen e mundësive të reja të edukimit dhe punësimit të të rinjëve. Programet për bashkëpunim territorial, që i zbatojmë me mbështetjen e Bashkimit Evropian, janë të rëndësishme për të gjithë ne, duke i përfshirë edhe më të rinjtë. Ndërtojmë vlera të cilat janë themel i së ardhmes tonë të përbashkët evropiane. Për atë është e rëndësishme dhe mirë, që sot me ne i kemi edhe më të rinjëtë. Ato janë gjeneratat e reja për të cilët ia vlenë të punohet dhe t'u krijohet ambient, në të cilin do mund t'i realizojnë dhe të jenë të kënaqur nga rezultatet e arritura", shtoi ai.

Penov sqaroi se në kuadër të ditëve të bashkëpunimit evropian, theks i veçantë është vendosur në shënimin e Vitit evropian të shkathtësive.

"Në këtë kohë të ndryshimeve të shpejta, sidomos në sferën e teknologjisë, është shumë me rëndësi t'u krijojmë kushte të rinjëve që të fitojnë shkathtësi të reja, që do t'u ndihmojë të jenë më konkurrues në tregun e punës. Në këtë proces po ashtu e kemi mbështetjen nga Bashkimi Evropian dhe përmes hapjes së mundësive, studentët të bëhen vullnetarë në zbatimin e projekteve të bashkëpunimit territorial. Kjo është mënyrë e mirë që t'i ndërtojmë kapacitetet tona, por edhe motivim i madh për të rinjët, mundësi për vete, realizimin ta njohin këtu, në shtet", qartësoi Penovi.

Ngjarja është organizuar në korrniza të shënimit të Ditës së bashkëpunimit evropian me pjesëmarrjen e nxënësve të arsimit fillor, mësuesve dhe partnerëve nga Greqia, me të cilët zbatohen së bashku IPA programet për bashkëpunim territorial. ss/bsh/

Foto: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

 

QËNDRONI TË LIDHUR