• e enjte, 26 dhjetor 2024

Penov: Populizmi ende është i pranishëm në vetëqeverisjet lokale

Penov: Populizmi  ende është  i pranishëm në vetëqeverisjet lokale

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Në Bashkimin Evropian,  70 për qind e politikave, direktivave dhe udhëzimeve evropiane implementohen përmes vetëqeverisjes lokale, që do të thotë se ai segment është mjaft i shprehur te ta. Te ne, edhe pse ligjërisht jemi shtet i decentralizuar funksional, problemi ynë është decentralizimi financiar, ku edhe pas 18 vitesh, 70 për qind e të ardhurave të komunave janë dotacione shtetërore, ndërsa është shumë i pranishëm populizmi  në vetëqeverisjen lokale, kështu që nuk duan të paguajnë  shërbimet e duhura.

Këtë e theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penovi në kafe-debatin e sotëm në Shkup, të organizuar nga Lëvizja Evropiane (EMMK) me temën “Iniciativat lokale për hapa globalë”. 

Penovi kujtoi se edhe pse ideja e decentralizimit financiar kur u bë në vitin 2005 ishte që të fillonte me 70 për qind të dotacioneve shtetërore dhe 30 për qind të të ardhurave vetanake të cilat do t'i mbledhin komunat dhe me kalimin e kohës ky raport duhet të ndryshojë duke përdorur instrumentet që vetëqeverisja lokale i ka - tatimi në pronë, taksa për shfrytëzimin e hapësirës publike, ndotja, shërbimet komunale dhe të ardhura të tjera, megjithatë jemi ende në fazën fillestare. 

 "Ndër arsyet për këtë, të cilat janë të shumta, janë pjekuria e pamjaftueshme në aspekt të arritjes së kapacitetit të administratave në vetëqeverisjet lokale, mungesa e mjeteve financiare, por,  më e rëndësishmja është populizmi shumë i pranishëm në vetëqeverisjen  lokale,  ku nuk duam të ballafaqohemi me qytetarët dhe t'i paguajmë shërbimet e vërteta që i japin komunat", thotë Penovi.

 

Si shembull e thekson Qytetin e Shkupit, ku transporti publik ka të njëjtat çmime si në kohën kur ai ka qenë kryetar, gjegjësisht para decentralizimit, ndonëse në ndërkohë çmimet e derivateve, mjeteve të transportit dhe pagave janë rritur disa herë, që kompensohet me dotacione nga Qyteti ndaj Ndërmarrjes Publike. Këto dotacione, shton ai, kanë arritur në miliona euro dyshifrore, të cilat i heqin investimet në rrugë, kanalizime dhe infrastrukturë  tjetër që qytetit i duhen, që sjell sërish të njëjtën pakënaqësi sepse shërbimet nuk mund të mirëmbahen.

 Kjo, sipas tij, mund të kompensohet me fondet evropiane, të cilat nuk shfrytëzohen sa duhet për shkak se komunat nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për këtë, ndërsa përgjegjësia e pushtetit qendror është që t'i ndihmojë pushtetet vendore që të rrisin kapacitetet e tyre në mënyrë që të mund t'i përdorin ato mjete.

Ai nuk pajtohet me vërejtjen se nuk ka komunikim mes pushtetit qendror dhe pushtetit lokal.

Kryetari i komunës së Kisella Vodës dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, konsideron se problemi kryesor është se në vend ka komuna të varfra, nuk funksionon  decentralizimi fiskal   dhe ka përzierje të vazhdueshme të politikës në mënyrën e realizimit të projekteve në nivel lokal. dhe në përcaktimin e asaj që është prioritet për qytetarët.

 

 

Sipas tij, përveç zbatimit të decentralizimit fiskal, duhet të vendoset një sistem, ku pa dallim nëse pushteti lokal dhe qendror janë nga parti të ndryshme politike, do të ndalet procesi i revanshizmit, për çfarë llogarinë në fund e paguajnë qytetarët. 

 Ambasadori i Sllovakisë, Henrik Markus, i cili është një adhurues i flaktë i çiklizmit ekstrem dhe ka  kaluar 80 për qind të territorit të shtetit me biçikletë, thotë se ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, veçanërisht në segmentin e çiklizmit. Nevojitet një strategji e mirë për të tërhequr turistë nga shtetet e Evropës Qendrore si Sllovakia.

 Përfaqësuesit e shoqatave civile theksuan se është shumë e rëndësishme pjesëmarrja dhe përfshirja më e madhe e qytetarëve në vendimmarrje dhe në krijimin e politikave lokale. Në lidhje me fondet evropiane,  problemi me mungsën e kapaciteteve përkatëse thonë komunat mund ta zgjidhin me outsorsing.

Debati ishte pjesë e ciklit të ngjarjeve “Kafe Evropë” me  kafe-debat që tradicionalisht i organizon Lëvizja Evropiane (EMMK). ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR