• e enjte, 26 dhjetor 2024

Penov: Për zhvillim rajonal vitin e kaluar janë investuar 14 milionë euro ose pesë herë më shumë se krahasuar me vitin 2016

Penov: Për zhvillim rajonal vitin e kaluar janë investuar 14 milionë euro ose pesë herë më shumë se krahasuar me vitin 2016

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov për këtë vit ka paralajmëruar hapjen e Programit IPA 3, i cili, në pjesën e bashkëpunimit ndërkufitar, parasheh 100 milionë euro. Për këto mjete, sqaroi Penov, përveç komunave, rajoneve të planit dhe sektorit joqeveritar, për herë të parë do të mund të aplikojnë edhe bizneset. Projektet do të marrin financim të plotë nga BE-ja dhe një subvencion shtetëror prej 15 për qind.

Duke folur në panelin "Bujqësia dhe zhvillimi i barabartë rajonal - mundësitë dhe prespektivat e BE-së", që mbahet sot në kuadër të konferencës "Vit i mundësive evropiane", Penov tha gjithashtu se këtë vit plotësisht e rikonstruktuar është Qendra për dializë dhe nefrologji në Strugë, ndërsa do të ndërtohet edhe një Qendër për përkujdesjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në rajonin e Pollogut.

Sipas ministrit, vitin e kaluar në zhvillimin rajonal janë investuar pesë herë më shumë mjete në krahasim me vitin 2016.

"Vitin e kaluar, 2023 në zhvillimin rajonal mund ta vlerësoj të suksesshëm. Nëse në vitin 2016 pushteti i atëhershëm ka investuar 2,8 milionë euro në zhvillimin rajonal, vitin e kaluar e kemi mbaruar me realizim të 14 milionë eurove të investuara në komuna dhe rajone. Vitin e kaluar kemi realizuar 135 projekte të suksesshme sipas zgjedhjeve të komunave, në bashkëpunim me qytetarët.  Kemi ndërtuar infrastrukturë rrugore, mirëpo theks të veçantë e kemi vendosur në mbrojtjen nga zjarri. Nuk ka komunë në vend që nuk ka marrë pajisje dhe mjete për mbrojtje nga zjarri. Shqetësimi ynë është që të investojmë për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë partiake, fetare apo etnike", tha Penov dhe tregoi një shembull të projekteve të realizuara.

Ai potencoi se prioritet i Qeverisë është rritja e mjeteve të parapara të zhvillimit rajonal. rq/bsh/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR