• e enjte, 26 dhjetor 2024

Penov: Nuk jemi të kënaqur me angazhimin e komunave në mbledhjen e mjeteve vetanake

Penov: Nuk jemi të kënaqur me angazhimin e komunave në mbledhjen e mjeteve vetanake

Strugë, 1 mars 2023 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov sot nga Struga porositi se nuk janë të kënaqur nga angazhimi i vetë komunave në mbledhjen e mjeteve vetanake, duke thënë se edhe edhe pse Qeveria e ka rritur financimin, ideja e decentralizimit është pavarësia më e madhe financiare e vetëqeverisjeve lokale. 

I pyetur për gjendjen financiare në komunat, pas nënshkrimit të marrëveshjes për rikonstruimin e ISHP Institutit të Nefrologjisë në Strugë, Penovi theksoi se gjendja nuk është e tmerrshme sepse shteti ka paguar gjysmën e borxheve të tyre. 

"Gjendja tani nuk është aq e tmerrshme sa ka qenë, sepse para dy-tre vitesh, 50 për qind e borxheve të të gjitha komunave dhe ndërmarrjeve publike janë fshirë, pra janë paguar nga shteti. Në ndërkohë, Qeveria ka rritur pjesëmarrjen e saj në financimin e komunave. Por, më duhet të them se nuk jemi të kënaqur me angazhimin e vetë komunave në mbledhjen e mjeteve të veta. Ideja e decentralizimit është që komunat t'i shfrytëzojnë maksimalisht mjetet që kanë në dispozicion për financimin e tyre dhe kjo të përfaqësojë pjesën më të madhe të buxhetit komunal kundrejt granteve që marrin", tha ministri i këtij dikasteri në deklaratën për mediat

Sipas tij, komunat mbledhin vetëm 30 për qind të shpenzimeve të nevojshme, ndërsa 70 për qind të tjera ua jep shteti.

"Ne nuk jemi kompetentë t'i kontrollojmë komunat, madje as ligjërisht nuk lejohet që Qeveria t'i kontrollojë në atë mënyrë, sepse kemi decentralizim të plotë. Në rastin e komunave që kanë një kohë të gjatë borxh, problemi është se kryetarët e komunave dhe këshillat komunalë i mbrojnë qytetarët nga mospagesa apo pagesa e tarifave të vogla që janë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat për mirëmbajtjen e shërbimeve komunale, tha Penov. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR