• e enjte, 26 dhjetor 2024

Penov: Katastrofat natyrore nuk varen nga ne, por mund të ndikojmë për minimizimin e pasojave

Penov: Katastrofat natyrore nuk varen nga ne, por mund të ndikojmë për minimizimin e pasojave

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Katastrofat natyrore shumë shpesh nuk varen nga ne, rrallë kur mundemi, veçanërisht ne shtetet më të vogla, të ndikojmë në rrjedhën e tyre. Por, të gjithë bashkë kemi përgjegjësi që të ndërtojmë sistem të masave i cili shtetet dhe bashkësitë e tona lokale do t'i bëjë më rezistues në lidhje me pasojat, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në konferencën e sotme rajonale të organizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) "Përgatitje për tërmete dhe rezistencë urbane".

Ministri Penov nënvizoi se duke pasur parasysh atë se nuk mund të ndikojmë në shkakun, sigurisht mund të ndikojmë në minimizimin e pasojave, por, siç tha vetëm përmes sistemit të ndërtuar të masave të cilat pa kushtëzime do t'i respektojnë të gjithë. 

"Çdo devijim mund të paguhet me jetë njeriu, ndërsa jeta e njeriut nuk ka çmim", shtoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale. 

Ai përkujtoi se para 60 vjetëve, kur më 14 tetor të vitit 1963 Asambleja e Përgjithshme e KB-së njëzëri e miratoi Rezolutën për të ofruar ndihmë për rikonstruim të Shkupit gati se tërësisht të shkatërruar.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, vlerëson se siguria në çdo pikëpamje do ta shënojë drejtimin në të cilin duhet të lëvizim gjatë 60 viteve të ardhshme. 

Zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Marina Valter, duke folur për tërmetet e para pak kohe në Turqi dhe Siri, por edhe në Shqipëri, Kroaci, Uzbekistan, Armeni, gjegjësisht në gjithë rajonin, tha se ata na kujtojnë se sa është me rëndësi që të investohet në rezistencë urbane dhe në luftën me rreziqet nga katastrofat. 

Koordinatori ekzekutiv i Organizatës së Vullnetarëve të KB-së, Toili Kurbanov, theksoi se me emrat e rrugëve nga shumë qytete të botës, Shkupi është simbol i KB-së dhe se e sjell trashëgiminë e Organizatës Botërore, si dhe vullnetarëve të cilët ishin në vijën e parë që të përgjigjen në pasojat nga tërmeti në vitin 1963.

Ai e theksoi edhe rëndësinë e vullnetarëve të cilët edhe pse nuk mund të ofrojnë zgjidhje gjithpërfshirëse, janë të parët të cilët ndihmojnë në katastrofat natyrore, u japin shpresë njerëzve dhe se kjo përfaqëson një solidaritet të madh dhe të pazëvendësueshëm në botë. 

Në organizim të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, në konferencë marrin pjesë mbi 30 ekspertë rajonalë nga lëmia e planifikimit urban, arkitekturës, si dhe profesionistë të cilët punojnë në sferën e parandalimit të katastrofave. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR