• e enjte, 26 dhjetor 2024

Penov: Janë implementuar 20 projekte të përbashkëta në vlerë prej 10 milionë eurove të financuara nga IPA Programi i Bashkimit Evropian

Penov: Janë implementuar 20 projekte të përbashkëta në vlerë prej 10 milionë eurove të financuara nga IPA Programi i Bashkimit Evropian

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov sot në Tiranë ka realizuar takim  me IPA koordinatorin nacional, drejtorin e Agjencisë shtetërore për program strategjik dhe koordinim të ndihmës së Republikës së Shqipërisë, Ilir Beqaj, njoftojnë nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Siç njoftojnë, në takim është theksuar rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë mes vendeve dhe institucioneve në procesin e eurointegrimit.

Ministri Penov theksoi se mbështetja e ndërsjellë e dy shteteve në procesin e eurointegrimeve, ëshë me rëndësi të madhe.

"Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA në periudhën e tretë programore deri në vitin 2027, si dhe për mënyrat për tejkalimin e sfidave për menaxhim më efikas të Programit dhe fondeve të vëna në dispozicion nga Bashkimi Evropian. Është shprehur kënaqësi edhe me realizimin e mjeteve në dispozicion nga BE-ja në periudhën e dytë programore prej 94 për qind, në të cilën janë financuar 20 projekte të përbashkëta me vlerë të përgjithshme prej 10 milionë eurove. Për periudhën e ardhshme programore janë planifikuar gjithsej 13.8 milionë euro për projekte të përbashkëta nga programi IPA i BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nga të cilat 11.9 milionë janë nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesa tjetër janë mjete nga buxhetet kombëtare për bashkëfinancimin e projekteve", theksoi ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov.

Mjetet e Programi IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar do të mund të realizohen përmes thirrjeve  publike pë projekte pas nënshkrimit të marrëveshjes financiare për shfrytëzimin e fondeve nga Bashkimi Evropian. mb/

Foto: MPL

QËNDRONI TË LIDHUR