• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Penov dhe Gjorgjievski me qëndrime të kundërta rreth financimit të komunave nga ana e pushtetit qendror

Penov dhe Gjorgjievski me qëndrime të kundërta rreth financimit të komunave nga ana e pushtetit qendror

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov dhe kryetari i Bashkësisë së njësiteve të pushtetit lokal, njëherit kryetar i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, kanë qëndrime kundërshtuese rreth financimit të komunave nga ana e pushtetit qendror. Ministri Penov thotë se janë financuar 135 projekte në komunat dhe në rajonet planore, në vlerë prej 850 milionë denarëve dhe 192 projekte nga Programi IPA 2 i BE-së, të bashkëfinacuara nga buxheti i shtetit, ndërsa kryetari Gjorgjievski pohon se njësitet e pushtetit lokal nuk marrin mjaftueshëm fonde dhe se ka ngecje prapa në raportet me pushtetin qendror.

"Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja për zhvillim rajonal, përmes programeve buxhetore për zhvillim të balancuar rajonal dhe për zvogëlimin e pabarazive, këtë vit kanë financuar 135 projekte në komuna dhe në rajonet planore, në vlerë prej 850 milionë denarëve ose mbi 14 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe komunale, për pajisjen e ndërmarrjeve publike komunale, menaxhimin e mbeturinave, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe çështje të tjera prioritare për qytetarët", theksoi ministri Penov në Konferencën vjetore për decentralizim dhe qeverisje lokale të organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP-ja.

Shtoi se këtë vit ka përfunduar periudha e dytë e Programit IPA, në të cilën, siç ka treguar, janë financuar 192 projekte në vlerë prej 60 milionë eurosh përmes pesë programeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar. Bashkëfinancimi prej 9 milionë eurosh sigurohet nga buxheti i shtetit.

Ndërsa kryetari Gjogjievski, thotë se është e ditur se njësitet e pushtetit lokal nuk marrin mjaftueshëm mjete financiare dhe njëkohësisht nuk e marrin edhe besimin e duhur nga pushteti qendror.

"Për shumë kompetenca na janë transferuar më pak finde nga shpenzimet reale të nevojshme për zbatimin e këtij shërbimi dhe për këtë jemi të detyruar si pushtete likale, që këto mungesa t'i mbulojmë nga të ardhurat që dedikohen për programe tjera zhvillimore në komunat tona", theksoi Gjorgjievski.

Gjithashtu tha se në vend nuk respektohet karta evropiane për pushtet lokal, ku, siç tha është theksuar strikt se për çdo kompetencë të transferuar në nivel lokal pushteti qendror duhet të transferojë edhe mjete përkatëse për zbatimin e saj.   mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR