• e premte, 27 dhjetor 2024

Pendarovski-Osmani: E ardhmja e përbashkët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në strukturat euroatlantike është investim në stabilizimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor  

Pendarovski-Osmani: E ardhmja e përbashkët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në strukturat euroatlantike është investim në stabilizimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor  

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë vend të rëndësishëm me rolin e tyre aktiv në përpjekjet për të arritur stabilitet të qëndrueshëm, fqinjësi të mirë dhe prosperitet ekonomik. Të dy vendet nuk janë vetëm gjeografikisht të afërta, por gjithashtu kanë vizion të njëjtë për të ardhmen. Bashkëpunimi dypalësh është forcuar në shumë fusha, por ka gjithmonë hapësirë për sendërtimin e tij. Ky është konkluzioni nga takimi ndërmjet kreut të shtetit Stevo Pendarovski dhe homologes së tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu.

“Shkëmbyem mendime dhe informacione për temat aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, për situatat brenda në të dy vendet, bashkëpunimin tonë ekonomik aktual dhe të ardhshëm, si dhe për çështjet rajonale dhe integrimet evropiane, të cilat për fat të keq zhvillohen nën presionin e efekteve negative të invazionit rus ndaj Ukrainës. Konstatuam se e ardhmja e përbashkët e dy vendeve në strukturat euroatlantike është investim në stabilizimin e mëtejshëm dhe prosperitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor", tha Pendarovski në konferencën e përbashkët për media me Osmanin.  

Ai riafirmoi mbështetjen për aspiratat euroatlantike të Kosovës, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndajë përvojat e saj në lidhje me proceset e reformave, si në rrugën drejt BE-së, ashtu edhe në raport me anëtarësimin në NATO.  

"Mbështesim vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe mbështesim në mënyrë aktive pjesëmarrjen e Kosovës në formatet e ndryshme rajonale dhe kontinentale të bashkëpunimit. Temë e pashmangshme ishin edhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, me ç'rast e riafirmova qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje, e ky është se përshëndesim marrëveshjen e arritur për pranimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, implementimi i së cilës do të kontribuojë në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin jo vetë, të fqinjëve tanë, por edhe të rajonit në tërësi", theksoi Pendarovski.

Ai shprehur falëderim ndaj pëlqimit edhe të Beogradit edhe të Prishtinës për mbajtjen e sesionit të rëndësishëm të dialogut të tyre në shtetin tonë, gjë që vetëm, siç u shpreh, konfirmoi politikën parimore që e udhëheqim dhe që viteve të fundit, përmes kompromiseve që i bëmë, forcoi kohezionin e brendshëm të shoqërisë multietnike maqedonase, kontribuoi në stabilitetin rajonal dhe ktheu vendin në institucionet vitale të Aleancës perëndimore pas shumë viteve të izolimit të vetimponuar.

"Jemi gjithashtu të gatshëm, në cilësinë e kryesuesve aktualë të OSBE-së, të ndihmojmë këtë proces, veçanërisht në fazën e implementimit të disa pjesëve të marrëveshjes së arritur, në përputhje me të dyja palët e përfshira", tha Pendarovski.  

I pyetur rreth qëndrimit të tij rreth Asociacionit të komunave serbe, Pendarovski tha se shteti nuk mban anë në këto bisedime.   

“Kjo është bisedë mes dy shteteve për përmbylljen e statusit juridik ndërkombëtar dhe statusit politik të Kosovës. Në Ohër ne ishim vetëm nikoqirë, shpresoj nikoqirë të mirë. Ajo që me mundemi pa ua thënë drejtpërdrejt miqve tanë kosovarë dhe serbë është shembulli që po ia japim gjithë rajonit dhe më gjerë dhe përvojat, që kemi pasur në periudhën e kaluar. 
Kompromiset që kemi bërë. Maqedonia e Veriut ka dhe do të vazhdojë të ketë raport të barabartë edhe ndaj Serbisë edhe ndaj Kosovës. Ne i kemi njohur të dyja shtetet, kemi ambasada në të dyja shtetet. Ata kanë ambasada, kemi marrëdhënie të plota diplomatike, kështu që nuk kemi ndërmend të mbajmë anë", theksoi Pendarovski.    

Vendimi përfundimtar, vlerësoi Pendarovski, për atë që do ta pranojnë në atë dialog, në ato bisedime është i organeve legjitime në Prishtinë dhe në Beograd.   

"Ne jemi këtu vetëm fqinjë të mirë që do të donin sa është e mundshme më shpejtë të shohin fundin e kontestit të gjatë që objektivisht ngadalëson bashkëpunimin rajonal i cili është përgatitje shumë e rëndësishme për integrimin e plotë në strukturat euroatlantike", vlerësoi ai.

Në takimin me presidenten kosovare biseduam edhe për mundësitë e avancimit të të drejtave të maqedonasve në Kosovë, në kohën kur, siç u shpreh, për fat të keq disa propaganda të huaja janë aktivizuar përsëri. 

"Në këtë drejtim qëllimi ynë i përbashkët është afrimi i qytetarëve nga të dyja anët e kufirit dhe lehtësimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërkufitar", theksoi Pendarovski. 

Nga ana e saj, presidentja e Kosovës Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Kosovën dhe për votën që Maqedonia e Veriut e dha për Kosovën në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.  

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm gjeografikisht të afërta, por ato janë gjithashtu shtete që kanë vizion të njëjtë për të ardhmen. Që nga fillimi i marrëdhënieve dypalëshe, kemi bërë përparim të mirë në bashkëpunimin dypalësh në shumë fusha. Kemi mbi 40 marrëveshje dypalëshe dhe shumë memorandume ndërmjet ministrive, si dhe nisma me të cilat do të nënshkruhen marrëveshje të reja ndërkombëtare", tha Osmani.  

Ajo tha se ishte e nderuar të ishte në një shtet që, siç u shpreh,  shumë bashkatdhetarë të saj e quajnë vend të tyre.  

"Përveç në kontributin e shqiptarëve në ndërtimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë forcë e rëndësishme pozitive në arritjen e aspiratave euroatlantike. Është e rëndësishme të kemi mbështetjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në të gjitha sferat e shoqërisë, si qytetarë të barabartë që kontribuojnë në përparimin e Maqedonisë së Veriut. Në çdo shtet, tha ajo, avancimi i të drejtave të qytetarëve është shtyllë e demokracisë së çdo shoqërie.  

Ajo shtoi se të dy vendet janë të përkushtuara në avancimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, në të cilin ende ka sfida dhe iniciativa për destabilizim.  

“Vendet tona janë në anën e demokracisë së popullit të Ukrainës, i cili është nën pushtimin e Rusisë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku kundër ndikimit negativ të Rusisë në rajon", vlerësoi presidentja e Kosovës, i cili qëndron për vizitë zyrtare në shtet.  

E pyetur se si i komenton zhvillimet në veri të Kosovës, Osmani tha se Kushtetuta e Kosovës kërkon që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit.  

Kjo do të thotë se ata që nuk e respektojnë atë duhet të përballen me pasoja. Dhe në këtë kuptim, të gjitha përpjekjet e institucioneve tona të sigurisë që janë në përputhje me standardet më të larta demokratike është vendosja e rendit dhe paqes në veri të Kosovës. Kjo përfshin qindra akte anti-korrupsion dhe kriminalitetin e lartë që ekziston në veriun e Kosovës, të organizuar nga grupe kriminale që janë në listën e zezë të SHBA-së", tha Osmani-Sadriu.    

Lidhur me dialogun Beograd-Prishtinë, ajo tha se përfundimi i bisedimeve varet nga të dyja palët që negociojnë si edhe nga fakti nëse bisedimet janë në përputhje me parimin e besimit të ndërsjelltë.   

"Në rastin konkret, ajo që unë mund të garantoj si Presidente e Kosovës do të marrë pjesë gjithashtu në këtë raund bisedimesh", tha Osmani-Sadriu.  

Të dy presidentët vendosën kurora me lule në varrin e revolucionarit maqedonas Goce Dellçev në kishën “Shën Spasi" në Shkup. 

Presidentja e Republikës së Kosovës do të qëndrojë nesër në Tetovë, ku do të pritet nga kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
  
Foto: Kabineti i Presidentit  

QËNDRONI TË LIDHUR