• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski-Lajçak: Sigurim të zbatimit të plotë të proceseve reformuese dhe ruajtja e kursit evropian të shtetit

Pendarovski-Lajçak: Sigurim të zbatimit të plotë të proceseve reformuese dhe ruajtja e kursit evropian të shtetit

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e 54-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, sot në Davos ka realizuar takim  me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak.

Në takim, siç bëri të ditur kabineti i Pendarovskit, janë shkëmbyer mendime për ngjarjet aktuale dhe sfidat kryesore rajonale, për pritjet nga dialogu Beograd-Prishtinë dhe për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal si një nga parakushtet kryesore për paqen e qëndrueshme, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit. 

 

"Lidhur me perspektivat e Maqedonisë së Veriut, të dy bashkëbiseduesit e theksuan domosdoshmërinë e një qasjeje të përgjegjshme të të gjithë aktorëve politikë, për sigurim të zbatiminit të plotë të proceseve reformuese dhe mbajtjen e kursit evropian të shtetit", thuhet në kumtesë.

 Presidenti Pendarovski dhe përfaqësuesi special i BE-së Lajçaku e theksuan rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt dhe shkëmbimit të mendimeve dhe informacioneve me interes të përbashkët.

 Foto: Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR