• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski-Kingji: Përforcimi i bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv

Pendarovski-Kingji: Përforcimi i bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Bashkëpunimi bilateral ushtarak dhe mbrojtës mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është në nivel të kënaqshëm, konstatuan në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe gjeneral-majori, Arben Kingji, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç informoi Kabineti i presidentit Pendarovski, shefi i shtetit dhe Kingji shprehën interesim për prëforcim të këtij bashkëpunimi, përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv.

"Bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe informata edhe për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dy anëtare të barabarta dhe fqinje si dhe shfaqën pritje që ai të vazhdojë edhe në të ardhmen, në drejtim të promovimit dhe avancimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale", qëndron në kumtesë.

Presidenti Pendarovski shfaqi pritje se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë t'i harmonizojnë qëndrimet e veta në kontekst të bashkëpunimit në Aleancë.

Pendarovski dhe gjeneral-majori Kingji, si shembull të suksesshëm të bashkëpunimit i cekën pjesëmarrjet e dy armatave në aktivitete të përbashkëta stërvitëse dhe shfaqën shpresë se bashkëpunimi mes dy armatave nët ë ardhmen do të avancohet dhe do ta arrijë shkallën e bashkëpunimit të dy shteteve që e kanë në nivel politik dhe ekonomik. ab/

Foto dhe video: Kabineti i presidentit Pendarovski

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR