• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski-Begaj: Domosdoshmëri e vazhdimit të reformave në të dy shtetet

Pendarovski-Begaj: Domosdoshmëri e vazhdimit të reformave në të dy shtetet

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo pendarovski sot realizoi takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku u shpreh kënaqësia nga dialogu i vgazhdueshëm politik, si dhe zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, me ç'rast u cek përkushtimi i ndërsjelltë ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Siç kumtuan nga Kabineti i Pendarovskit, dy presidentët theksuan se si aleatë të NATO-s, dy shtetet janë të gatshme për pasurim të bashkëpunimit të ndërsjelltë, me qëllim të kontributit më aktiv për prosperitet, stabilitet dhe siguri të rajonit dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Presidenti Pendarovski dhe presidenti Begaj këmbyen mendime dhe informata për integrimet evropiane, si dhe për epilogun nga Samiti i Këshillit të Evropës në Bruksel.

Ata e konstatuan nevojën për zhbllokim të proceseve, si dhe vazhdim të proceseve reformuese në të dy shtetet, qëndron në kumtesën nga Kabineti i Pendarovskit. ab/

Foto: Kabineti i Presidentit

QËNDRONI TË LIDHUR