• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski: Vlerësimin për mandatin tim do ta japin qytetarët

Pendarovski: Vlerësimin për mandatin tim do ta japin qytetarët

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski thotë se vlerësimin e mandatit të tij duhet ta japin qytetarët dhe për këtë, përveç mbështetjes partiake, për të është i rëndësishëm edhe vlerësimi i qytetarëve.

Në intervistën për TV Shenja, siç transmeton zyra e presidentit, Pendarovski ka deklaruar se ka nevojë për mbështetjen e partive që qëndruan pas kandidaturës së tij në zgjedhjet e kaluara, por gjithashtu e rëndësishme është edhe  përkrahja e atyre qytetarëve që nuk janë anëtarë të partive politike, nga njerëz që janë të pavendosur ose që votojnë rrallë, ose që mendojnë se të gjithë politikanët janë njësoj dhe vota e tyre nuk do të bëjë ndryshim. sa/

Foto: Arkivi  i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR