• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: Vizita e Stoltenbergut në Ballkanin Perëndimor e demonstron përkushtimin e NATO-s ndaj stabilitetit në rajon

Pendarovski: Vizita e Stoltenbergut në Ballkanin Perëndimor e demonstron përkushtimin e NATO-s ndaj stabilitetit në rajon

Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Bashkëpunimi i përgjithshëm me NATO-n në kuadër të anëtarësimit tonë të plotëfuqishëm në Aleancë dhe mundësitë për avancimin e tij, prioritetet e politikës së jashtme të vendit dhe çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe situatat në rajonin më të gjerë në kontekst të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, ishin në fokus të takimit të presidentit Stevo Pendarovski me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Siç informojnë nga Kabineti i Presidentit, Pendarovski theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kapaciteteve të saj, që edhe në të ardhmen në mënyrë aktive të kontribuojë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, si dhe në përballjen me kërcënimet tradicionale dhe të reja.

Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski e ka përshëndetur mbajtjen e takimit të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni nesër në Shkup.

Ai ndër të tjera theksoi se vizita e Sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg në vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmon edhe një herë përkushtimin e NATO-s për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, në një kohë të sfidave të mëdha të sigurisë në mjedisin tonë më të gjerë. mb/

Foto dhe video: Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR