• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski: Vizita e Kurtit nuk ishte problematike, kam reaguar për ikonografinë

Pendarovski: Vizita e Kurtit nuk ishte problematike, kam reaguar për ikonografinë

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kam një bashkëpunim jashtëzakonisht korrekt, deri tani jam takuar shumë herë në konferenca të ndryshme dhe mund të them se ai ka një mendim të mirë për mua si dhe unë për të", thotë presidenti Stevo Pendarovski.

"Vizita e Kurtit nuk ishte problematike në vetvete. Në vizitën e tij dhe pjesëmarrjet publike në Çair dhe Tetovë nuk mund të shoh asnjë fjali me të cilën ai fyen Maqedoninë apo popullin maqedonas. Reagimi im ishte ndaj nikoqirëve të tij që u përpoqën përmes një ikonografie të tillë, tani po krijojnë një subjekt të ri politik, po përpiqen të bashkohen me opozitën shqiptare dhe supozoj se duan në këtë mënyrë të profilizohen para elektoratit të tyre potencial", theksoi Pendarovski gjatë pjesëmarrjes në TV Sitell i pyetur, madje për reagimet në një pjesë të bllokut shqiptar pas vizitës së Kurtit në vend.

Со денешното гласање „против“ уште при утврдувањето на дневниот ред, опозицијата потврди дека во земјава пропаднал концептот на ЕУ, оцени вечерва претседателот Стево Пендаровски.

Ai ka sqaruar edhe qëndrimin e tij në lidhje me riemërtimin e rrugës “Brigada e dytë maqedonase” në “Adem Demaçi” që siç tha ai, nuk e ka kontestuar. Pendarovski është i befasuar pse tani po ndërrohet emri i rrugës.

"Është e pakontestueshme riemërtimi i rrugës në 'Adem Demaçi', sepse nëse bëhet fjalë për një njeri që për një periudhë të caktuar ka jetuar dhe studiuar në Shkup dhe ka jetuar pikërisht në atë rrugë dhe nëse flasim rreth asaj që Parlamenti Evropian ia ndan çmimin Sakharov 30 vjet më parë, është e qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë nacionalist lokal. Unë kërkova debat demokratik, sepse vendimi për riemërtimin e rrugës është sjellë para dy vitesh. Pse po e implementoni tani? Çfarë keni pritur deri tani? Së pari duhet ata njerëz, është një debat demokratik, si me planin detajor urbanistik t'u thoni nesër planifikoj të ndërtoj këtu ose nga nesër do të nxjerrni letërnjoftime të reja, sepse rruga do të quhet kështu. Vendimi është miratuar nga Qyteti i Shkupit në vitin 2021, shumëkush prej të cilëve edhe unë, menduam se nuk është më në fuqi dhe është tërhequr. Kështu që unë nuk e kontestoj riemërtimin. Zaten thashë 'Brigada e dytë maqedonase” mbetet në një rrugë tjetër. Më habit pse tani loboni për ta riemërtuar rrugën pas një periudhe kaq të gjatë kohore kur keni vendim legjitim të Qytetit të Shkupit. Në atë rast ka qenë kërkesa për debat demokratik me njerëzit që jetojnë atje", ka thënë Pendarovski.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR