Pendarovski u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç
- Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti në takim lordin Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, informojnë nga kabineti i Presidentit.
- Post By Besnik Shuki
- 11:41, 3 prill, 2024
Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti në takim lordin Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, informojnë nga kabineti i Presidentit.
Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për interesat strategjike të vendit dhe bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy vendeve.
"Presidenti Pendarovski u falënderua për përkrahjen e deritanishme dhe angazhimin britanik me qëllim të avancimit të gjendjeve në disa sfera kyçe, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në kumtesën e kabinetit të Pendarovskit.
Dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në NATO aleancën në kontekst të pushtimit rus dhe i ka riafirmuar angazhimet për stabilitet dhe prosperitet në rajonin më të gjerë. bsh/
Foto: Kabineti i presidentit të RMV-së