• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski u ndau mirënjohje gjashtë artistëve të kulturës dhe Teatrit shqiptar

Pendarovski u ndau mirënjohje gjashtë artistëve të kulturës dhe Teatrit shqiptar

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sonte në ceremoni solemne në Hamamin e Daut Pashës i ndau mirënjohjet Dekoratën për merita, Medaljen për merita dhe Kartën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me Dekoratën për merita, presidenti Pendarovski i nderoi aktorët Goce Todorovski, Kole Angellovski dhe Bajrush Mjaku.

Bajrush Mjaku u dekorua për karrierën e tij prej tre dekadash si një prej aktorëve më të rëndësishëm në teatrin bashkëkohor të vendit. Para të pranishmëve ai tha se kur ka vendosur të studiojë aktrimin, ka besuar se e ka zgjehdur profesionin e privilegjuar dhe fisnik i cili do t'i sjellë famë, por kur ka filluar të punojë si aktor në Teatrin shqiptar pranë teatrit të kombësive në Shkup, ka kuptuar se aktrimi nuk është profesion, por mision.

null

Medalje për merita iu nda Branko Ognjanovskit, Vasko Todorovit dhe Ljupço Karovit.

 

null

Mirënjohja Karta e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu nda Teatrit shqiptar për ekzistimin shtatëdhjetëvjeçar nëpër të cilin u etablua në një prej institucioneve kryesore artistike i cili realizon kulturë të rëndësishme, veprimtari arsimuese dhe estetike në shoqërinë e vendit tonë.

null

Pendarovski në fjalimin e tij theksoi se vlerësimi i asaj që individët dhe institucionet ia lënë në trashëgimi popullit të vet, posaçërisht të cilët me veprën e vet e kanë detyruar shoqërinë së cilës i tkaojnë, është obligim dhe përgjegjësi e secilit shtet serioz, por edhe akt i cili sigurisht nuk është vetëm i karakterit protokollar.

null

"Ne jemi vend i vogël, por mund të lavdërohemi me personalitete të shquara, autorë, njerëz kreativ në shumë sfera të jetesës shoqërore, posaçërisht në kulturë dhe art. Në katër deri pesë vitet e kaluara të mandatit tim pata mundësinë të ndaj numër të konsiderueshëm të mirënjohjeve dhe dekoratave për individë të jashtëzakonshëm dhe isntitucione të etabluara. Për fat të keq, në disa raste ajo ishte pas vdekjes apo fare e vonuar, sepse edhe po të ekzistojë vullneti, nuk mund ta përmirësoni në vetëm pak vite atë që nuk është bërë me dekada, megjithatë më me rëndësi është ato personalitete dhe institucione nga sgteti i vet të mos harrohen", tha presidenti Pendarovski. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR