• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski takoi Fon der Lajenin, biseduan për reformat dhe fazat e negociatave pas përfundimit të skriningut

Pendarovski takoi Fon der Lajenin, biseduan për reformat dhe fazat e negociatave pas përfundimit të skriningut

Shkup, 29 tetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sonte ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e cila po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Siç bën të ditur Pres shërbimi i presidencës, ata kanë biseduar për procesin e negociatave qasëse të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe situatën aktuale në rajon.

Në këtë drejtim janë shkëmbyer informacione për fazat e mëtejshme të negociatave pas përfundimit të procesit të skriningut dhe dinamikën e implementimit të reformave, thuhet në komunikatë.

Në takim është biseduar edhe për raportin e ardhshëm të KE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut si vend kandidat si dhe për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor, me çka presidenti Pendarovski falënderoi BE-në për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj politikës së zgjerimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim janë shkëmbyer madje mendime për rëndësinë strategjike rreth implementimit të ndryshimeve të Kushtetutës dhe implikimet e mëtejshme të perspektivës evropiane të vendit, theksohet mes tjerash në komunikatën e kabinetit të presidentit.

Foto: Kabineti i presidentit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR