• e premte, 27 dhjetor 2024

Pendarovski ta shfrytëzojë të drejtën e vetos, kërkon Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit

Pendarovski ta shfrytëzojë të drejtën e vetos, kërkon Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon që presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të shfrytëzojë të drejtën e vetos të garantuar me Kushtetutë, dhe të mos nënshkruajë dekretin për shpalljen e ndryshimeve të Kodit Penal të cilat dje, më 6 shtator 2023, u miratuan nga Kuvendi.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që janë anëtare të Platformës, siç informojnë, i kanë dorëzuar edhe kërkesë zyrtare me shkrim presidentit Pendarovski.

Në platforme theksohet se janë dy arsye pse presidenti Pendarovski ka për detyrë të përdorë veton.

Arsyeja e parë, thuhet në kumtesën nga Platforma, është se me ndryshimet në nenet 353 dhe 353v, ulja e propozuar e dënimeve do të rezultojë në: vjetrimin e shumë çështjeve të profilit të lartë si Titaniku, Target/Fortesa, TNT, Titanik 2, Thesari, Talir, shkallët Spanjolle dhe Traektoria , si dhe raste të tjera të profilit më të ulët; do të shkatërrojë besimin se lufta kundër korrupsionit është e mundur dhe do të demotivojë qytetarët të raportojnë korrupsionin; dhe do të zvogëlojë funksionin parandalues ​​të sistemit të drejtësisë penale.

Arsyeja e dytë, theksojnë nga platforma, lidhet me mospërputhjet procedurale, në të cilat ndryshimet në këto dy nene shqyrtohen me një procedurë të veçantë dhe të shkurtër nën flamurin evropian, megjithëse sipas tabelave ekzistuese përkatëse ato nuk janë në përputhje me të drejtën evropiane. Në këtë mënyrë luhen procedurat e shkurtuara dhe Kuvendi nuk e kryen detyrën e tij të këshillimit sipas normave që ka. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR