Pendarovski: Ta respektojmë njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm dhe solidarë dhe ta ruajmë atdheun
- Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Lindja e Krishtit – Krishtlindja, u dërgoi urime të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë.
Shkup, 7 janar 2023 (МИА) – Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë Lindja e Krishtit – Krishtlindja, u dërgoi urime të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë.
“Drita e Krishtlindjes ardhtë në shtëpitë tona dhe sjelltë prosperitet në familjet tona, në fqinjësinë tonë, në bashkësinë më të gjerë, në të gjithë shoqërinë. Të dhurojmë respekt dhe vëmendje, të jemi të kujdesshëm dhe solidarë dhe ta ruajmë atdheun”, shkroi Pendarovski në Fejsbuk.