• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski: Të hapim perspektiva të reja në bashkëpunimin ekonomik me Austrinë

Pendarovski: Të hapim perspektiva të reja në bashkëpunimin ekonomik me Austrinë

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë nuk ka çështje të hapura, por vetëm mundësi të hapura. Shpresoj se ky forum do të jetë konfirmim i bashkëpunimit të deritanishëm cilësor, por edhe fillim i një faze të re të bashkëpunimit ndërmjet kompanive nga të dyja vendet, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm në Forumin Ekonomik Maqedoni-Austri “Përforcimi i marrëdhënieve të biznesit" midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë".

Duke kujtuar se vitin e ardhshëm bëhen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, në prag të atij përvjetori të rëndësishëm, presidenti Pendarovski bëri thirrje që të shfrytëzohet besimi i fituar dhe të thellohet bashkëpunimi i ndërsjellë.

"Që Austria të vazhdojë të jetë investitori numër një në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm në vitet e ardhshme, por edhe në dekadat e ardhshme, është e nevojshme të hapen perspektiva të reja në bashkëpunimin ekonomik", tha Pendarovski.

Presidenti austriak, Aleksander Van der Belen, tha se vizita e tij solli shumë përfaqësues nga komuniteti i biznesit në vend, por edhe në rajon në përgjithësi dhe se e gjithë kjo jep një mesazh të qartë.

"Mesazhi është se bizneset austriake mbeten dhe duan të vazhdojnë të zgjerohen në të gjitha llojet e sfidave të tjera. Ka interes dhe vullnet të madh për të krijuar lidhje të reja këtu në Maqedoninë e Veriut", nënvizoi Van der Belen.

Ai përmendi edhe agresionin rus në Ukrainë, krizën globale energjetike dhe ekonomike, situatën klimatike, me të cilën sot e vlerësoi si një nga periudhat më kritike të historisë njerëzore dhe tha se të gjitha këto zhvillime konfirmojnë varësinë reciproke të shteteve.

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi përmendi disa pika strategjike për arsyet pse vendi është atraktiv për bizneset.

"Maqedonia e Veriut është e përkushtuar ndaj marrëveshjes së gjelbër. Kemi shumë diell, kemi erë. Do të punojmë në strategjitë e ruajtjes dhe balancimit të energjisë dhe perspektivat tregojnë se disponueshmëria e energjisë së rinovueshme do të rritet me shpejtësi", tha Bytyqi, i cili shtoi se me përkushtimin ndaj BE-së dhe përkushtimin ndaj NATO-s, vendi ofron stabilitet më të madh se konkurrentët e tij.

Theksoi se ligjet e reja gjatë gjithë këtyre viteve janë punuar në përputhje me kërkesat e BE-së, gjë që është edhe garanci për obligimet e ardhshme për analiza të thelluara të zinxhirit të furnizimit evropian. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR