• e premte, 27 dhjetor 2024

Pendarovski: Skenat në seancën e djeshme nuk i ngjajnë Këshillit gjyqësor, duke marrë parasysh kompetencat që i ka

Pendarovski: Skenat në seancën e djeshme nuk i ngjajnë Këshillit gjyqësor, duke marrë parasysh kompetencat që i ka

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski vlerësoi se ngjarjet e djeshme në seancën e Këshillit gjyqësor nuk i ngjajnë këtij trupi, i cili ka rol me shumë përgjegjësi, duke marrë parasysh kompetencat, të cilat i ka në zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe vlerësimin e punës së gjyqtarëve, kujdesin për autoritetin e gjyqësisë, si faktor kyç për besimin e qytetarëve ndaj gjyqësisë.

Në procedura të tilla, siç thuhet në reagimin e Pendarovskit, në mënyrë shtesë zvogëlohet kredibiliteti, jo vetëm i Këshillit gjyqësor, por edhe besimi i qytetarëve në sistemin juridik.

"Lidhur me çështjet për zgjedhjen e Vesna Damovas dhe Selim Ademit si anëtarë të Këshillit gjyqësor, informojmë se në pajtim me komptencat gjyqësore të presidnetit dhe pas konsultimeve të bëra, e ka porpozuar Vesna Damovan deri te Kuvendi për anëtare të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vitin 2019 si propozim që vjen nga radhët e juristëve të njohur. Selim Ademi është zgjedhur për anëtar të Këshillit gjyqësor me propozim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thuhet në reagimin e presidentit Pendarovski. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR