• e hënë, 30 dhjetor 2024

Pendarovski: Rinia është bërthama e çdo ndryshimi progresiv shoqëror

Pendarovski: Rinia është bërthama e çdo ndryshimi progresiv shoqëror
Shkup, 12 gusht 2022 (MIA) - Aktorja Izabela Jakimova - në kategorinë individuale, One Can Youth - në kategorinë për grupe joformale të të rinjve dhe Shoqata Gou Grin (Go Green) - në kategorinë e organizatave rinore janë bartësit vjetor të Çmimit për pjesëmarrje të të rinjve. Mirënjohjet janë ndarë sonte me rastin e Ditës botërore të rinisë - 12 Gushti. Qëllimi i çmimit është të njihet dhe vlerësohet puna e të rinjve në përpjekjet e tyre për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme shoqërore. E ndanë Agjencia për Rini dhe Sport në bashkëpunim me Këshillin kombëtar rinor të Maqedonisë së Veriut. Eko-aktivistët e Shoqatës "Gou Grin" janë shpërblyer për luftën e tyre për t'i transformuar komunat e tyre në komuna të gjelbra. Të rinjtë e “Një mundet” janë shpërblyer për angazhimin e tyre për të drejtat e familjeve me një prind. Aktiviteti i aktores Jakimova, e cila vitin e kaluar u diplomua në FAD vitin e kaluar, është në veprat që krijon - shfaqja më e re rreth temës HIV dhe luftën kundër stigmatizimit të njerëzve me HIV dhe të afërmit e tyre. Çmimet janë dorëzuar sonte në një ceremoni në kabinetin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski i cili në fjalimin e tij theksoi se të rinjtë e shpërblyer janë pjesë e brezave që ngjallin shpresë, sepse, siç tha ai, “derisa të rinjtë kanë dëshirë të luftojnë kundër padrejtësive sociale, ka shpresë për shoqërinë e vendit”. Përmes vizioneve dhe aktiviteteve të tyre konkrete, theksoi shefi i shtetit, ata na treguan se çfarë mund të jetë Maqedonia e Veriut nëse dëgjojmë zërin e rinisë. “Nuk do të ekzagjeroj nëse them se këta të rinj e tejkalojnë veten dhe shumë prej nesh. Ata me vetëiniciativë njohin boshllëqet dhe korrigjojnë padrejtësitë e sistemit. Me veprat e tyre në mënyrë aktive kontribuojnë në mirëqenien e shoqërisë. Dhe, zatën neve, politikanëve, na i marrin të gjitha justifikimet se zgjidhja e problemeve është e ndërlikuar, e kushtueshme apo e pamundur. Ata po konfirmojnë edhe një herë të vërtetën e vjetër se mu të rinjtë, të udhëhequr nga idealet e tyre janë thelbi i çdo ndryshimi progresiv shoqëror”, theksoi tutje Pendarovski. Ai shtoi se mirënjohjet për ngritjet e tyre janë përpjekje të inkurajohen të gjitha gjeneratat që të kontribuojnë në transformimin e vendit në një vend më të mirë për të jetuar ku të gjithë qytetarët do të kenë gjasa të barabarta të realizojnë potencialin e tyre. Çmimet e laureatëve të sivjetmë u dorëzuan nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Naumçe Mojsovski dhe Marija Kërstevska, kryetare e Këshillit kombëtar rinor të Maqedonisë (KKSM). Ata e falënderuan edhe presidentin e shtetit Pendarovski pasi sot hapi dyert e kabinetit të tij për ndarjen e çmimeve dhe për mesazhin e dërguar për mbështetjen e rinisë.

QËNDRONI TË LIDHUR