• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski: Rezultatet nuk janë si që prisnim, nuk dorëzohemi, nuk do të kërkoj marrëveshje për transferimin e votave të qytetarëve (PLT)

Pendarovski: Rezultatet nuk janë si që prisnim, nuk dorëzohemi, nuk do të kërkoj marrëveshje për transferimin e votave të qytetarëve (PLT)

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Rezultatet nuk janë ato që prisnim, diferenca do të jetë rreth 130.000. Kemi pritur më pak, por nesër është ditë e re, nga nesër do të fillojmë përsëri me takime me qytetarët që i kemi praktikuar deri më tani dhe praktikisht po fillojmë nga zero, theksoi sonte kandidati për president i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas përfundimit të raundit të parë të votimeve në zgjedhjet presidenciale.

"Nisim nga zero, nga fillimi. Detyra ime do të jetë si në 20 ditët e kaluara, të promovoj konceptin në të cilin besoj thellë, një shtet i integruar, pa ndarje. I inkurajoj qytetarët që nuk dolën në raundin e parë, të marrin pjesë në raundin e dytë, sepse besojnë se fituesi do të vendoset në raundin e dytë. Pres pjesëmarrje edhe më të madhe dhe një numër edhe më të madh për të njohur konceptin - shtet demokratik, prosperues, të barabartë me të gjitha kombet", nënvizoi Pendarovski.

Ai ka theksuar se nuk do të kërkojë asnjë marrëveshje me asnjë subjekt për të ashtuquajturën transferim mekanik të votave.

"Është një koncept i huaj për bindjen time. Nuk ka fjalë vota 'të ofruara' dhe 'të bartura' të qytetarëve, pas çdo emri dhe mbiemri qëndron një individ i veçantë, qytetarët nuk i kam kuptuar asnjëherë si një masë amorfe në politikë që t’u thuhet të transferojnë votën. Do të refuzoj çdo përpjekje për ofrim votash për qytetarët", tha Pendarovski.

Thjesht, shtoi ai, të gjithë qytetarëve do t'ju prezantoj konceptin tim do t’ua prezantoj zhvillimin e vendit tonë siç do të jetë në të ardhmen.

"Nuk ka dorëzim, në takimet me qytetarët kemi hasur në një pritje të shkëlqyer, pres që ta mbështesim konceptin tim nga të gjitha bashkësitë etnike dhe strukturat sociale", shtoi Pendarovski.

Sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së, nga më shumë se 80 për qind të votave të numëruara, kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova ka fituar 282.075 vota (39,82%), derisa Stevo Pendarovski nga LSDM 137.450 vota (19,42%).

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR